Kancelari gjerman Olaf Scholz në një bisedë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ka bërë thirrje që Kosova të bëjë hapa konkrete në themelimin e asociacionit.
Scholz ka theksuar gjithashtu rëndësinë e dialogut me Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e BE, si dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit.
Më herët, diplomatët i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren e Bankës Qendrore dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re.
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien tha javën e kaluar se Kosova duhet të bëjë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Gjithashtu, edhe presidenti francez Emmanuel Macron, pas një bisede telefonike me kryeministri Albin Kurti ka theksuar “rëndësinë e zhvillimit nga autoritetet e Kosovës drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në kuadër të përpjekjeve për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës”.