Kiara dhe Luizi u bënë prindër të një vajze, emri i së cilës është Luna Mari Ejlli, duke na sjellë në mendje emrat e bebushave që lidhen me Hënën. Nëse edhe ju bëni pjesë te grupi i njerëzve që e adhuroni Hënën, ndoshta lista në vijim do t’ju ndihmojë në rast se jeni duke kërkuar një emër për bebin tuaj (ose të dikujt tjetër).
Hana (Hëna në gegërisht)
Selene, Selena (perëndesha greke e Hënës)
Luna (nga latinishtja ka kuptimin Hënë; emri i perëndeshës romake të Hënës)
Aylin, Ailin (emër turk që do të thotë “aureolë e Hënës”)
Elara (një nga Hënat e jupiterit)
Mahina (fjalë poliponeze për Hënën, që rrjedh nga perëndesha e Hënës në Hawaii)
Titan (Hëna më e madhe e Saturnit)
Deva (perëndesha e Hënës në kulturën hindu)
Artemis (perëndesha greke e Hënës dhe gjuetisë)
Mona (do të thotë Hënë në anglishten e vjetër)
Diana (perëndesha romake për Hënën dhe gjuetinë)
Amaris (në spanjisht do të thotë “fëmijë i Hënës”)
Luan (emër me origjinë portugeze që do të thotë Hënë)
Ariel (është një nga emrat e pesë Hënave kryesore të Uranit)
Larisa (nga latinishtja do të thotë “e lumtur”; është gjithashtu një nga Hënat e Neptunit)
Apollo (djali i Zeusit, por gjithashtu lidhet edhe me programin e NASA-s që çoi për herë të parë njerëzit në Hënë)
Helene (një nga Hënat e Saturnit)
Aruna (një emër në Japoni me shumë kuptime, një prej të cilëve lidhet me “dashuria e Hënës”)
Hala (aureolë e Hënës)
– Artikull i përditësuar