MENU
klinika

Jo ato që dëgjojmë gjithmonë

5 efekte pozitive që ka kafeja në shëndetin tonë

02.05.2024 - 08:51

Shpesh pyesim veten nëse kafeja na bën më shumë mirë apo keq në trupin dhe organizmin tonë. Vitet e fundit janë publikuar studime të shumta për përfitimet shëndetësore të kësaj pijeje, shumë prej të cilave kanë qenë pozitive.

A është vërtet e mirë kafeja?

Në vitin 1991 Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e klasifikoi kafenë si një “kancerogjen të mundshëm”. Disa vite më pas , OBSH deklaroi se “nuk ka asnjë provë përfundimtare për të mbështetur efektin kancerogjen të konsumit të kafesë”.

Studimet e para mbështeteshin te fakti se pjekja e kafesë prodhon një kimikat të quajtur akrilamid, i cili klasifikohet si kancerogjen në Kaliforni, por edhe disa shtete të tjera të botës. Thellimi i studimeve nga agjencia qeverita OEHHA, e cila vlerëson rreziqet e ushqimeve të ndryshme në mjedis, arriti në përfundimin se akrilamidi ishte kancerogjen vetëm te minjtë laboratorikë. Prandaj, miti i aspektit kancerogjen ka rezultuar i gabuar.

Kafeja ka shumë efekte pozitive në shëndetit tonë. Antioksidantët, veçanërisht polifenolet, zvogëlojnë rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të mëlçisë, si dhe ka disa përfitime të tjera.

#1 Mund të zvogëlojë rrezikun e disa lloje kanceresh

Sipas studimit të publikuar në revistën mjekësore britanike “BMJ”, kafeja përmban më shumë se 1,000 substanca, shumë prej të cilave kanë veti anti-inflamatore dhe antikancerogjene. Vetë kokrrat e kafesë përmbajnë antioksidantë që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të radikaleve të lira, të cilat potencialisht mund të shkaktojnë kancer.

#2 Redukton rrezikun e Alzheimerit

Kafeja përmban sasi të mëdha të kafeinës, e cila ndikon në funksionet e trurit. Njerëzit me shenja të humbjes së kujtesës duket se kanë nivele të ulëta të kafeinës në gjakun e tyre dhe ka mundësi që të mund të preken nga demenca me kalimin e viteve. Kjo, në dallim nga individët me nivele të larta të kafeinës.

#3 Zvogëlon rrezikun e prekjes nga Parkinsoni

Parkinsoni është një sëmundje e sistemit nervor qendror që karakterizohet nga dridhjet e trupit. Studimet kanë treguar se kafeja, jo vetëm që ka efekte neuroprotektive gjatë zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit, por gjithashtu mund të ndihmojë me simptomat fizike të kësaj sëmundjeje.

#4 Parandalon dëmtimin e ADN-së

Një studim i vitit 2018 zbuloi se pirja e kafesë mund të mbrojë kundër dëmtimit të ADN-së si te burrat ashtu edhe te gratë. Pirja e kafesë në mënyrë të moderuar lidhet me parandalimin e dëmtimit të strukturës spirale të ADN-së dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të ndryshme.

#5 Mbron zemrën

Për vite me radhë, pacientët me ritme jonormale të zemrës janë këshilluar të shmangin kafeinën (e cila rrit rrezikun e dështimit të papritur të zemrës dhe goditjes në tru). Por, një analizë e publikuar në prill të vitit 2018 tregon se pirja e kafesë mund të zvogëlojë frekuencën e fibrilacionit atrial deri në 13%. Duket se personat që pinë kafe kanë 19% më pak shanse të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare dhe 30% më pak mundësi të vdesin nga një goditje në tru.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?