MENU
klinika

Nis trazirat në Ballkan

Dodik kërkon ndarjen e Bosnjes menjëherë pas takimit me Vuçiç

02.05.2024 - 11:03

Kreu i Republika Sprskas në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik mblodhi në një takim të jashtëzakonshëm Asamblenë Kombëtare, një ditë pas bisedët kokë më kokë që ai pati me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Sipas mediave, Dodik në këtë fjalim ka mohuar sërish gjenocidin në Srebrenicës, duke thënë se boshnjakët kanë vetëm 25 % të territorit për të jetuar dhe pjesa tjetër nuk iu takon atyre.

Në lidhje me situatën në botë, ai u shpreh se Serbia dhe Republika Srpska duhet të jenë gati për gjithçka. Ndërkohë i sanksionuari i SHBA-së deklaroi se institucionet e Republika Srpskas, politikanët dhe elitat gjithçka që bëjnë, e bëjnë për t’i shërbyer paqes pavarësisht të gjitha sulmeve serioze dhe sanksioneve.

“Nuk kam ndërmend të heq dorë dhe nuk do ta bëj dhe nuk kam frikë. Po hyjmë në një fazë të re të luftës politike dhe të çdo lufte tjetër për RS-në. Është më pak e rëndësishme se si do të jetë jeta ime në të. Mos të flas këtu për sanksione. I mbylla llogaritë e mia, dhe familja ime u sanksionua, disa mendojnë se nuk është, dhe disa mendojnë se është e drejtë, por unë nuk mbaj asgjë kundër askujt. Të pranosh nënshtrimin dhe të zhdukesh ose të mbijetosh, por duhet të bësh sakrifica.”, tha Dodik.

Veç të tjerash ai drejtoi akuza për SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë për uzurpim të institucioneve të BeH-së, rrëzimin e Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Dejtonit me mbështetjen politike të boshnjakëve dhe pjesërisht të kroatëve.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë