MENU
klinika

Kërkesa e Kurtit për heqjen e masave

Peter Stano: E vendos BE-ja, jo politikanët e Kosovës!

02.05.2024 - 15:46

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka thënë se për heqjen e masave vendos BE-ja dhe jo politikanët e Kosovës, duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili edhe të enjten kërkoi heqjen e ndëshkimeve për Kosovën.

Udhëheqësit e Kosovës vazhdimisht kanë kërkuar heqjen e masave të BE-së, të cilat i kanë cilësuar si të padrejta. Por Stano ka thënë se masat hiqen vetëm kur të vendosin shtetet anëtare.

“Kur BE-ja paraqiti masat kundër Kosovës, shkaku i krizave, vendimeve të njëanshme, eskalimet në raport me Serbinë, Bashkimi Evropian ishte i qartë se ato janë të kthyeshme. Kështu që ato do të hiqen në momentin që vendet anëtare vendosin. E përsëris kur vendet anëtare vendosin, e jo kur politikanët e Kosovës vendosin. Pra, kur vendet anëtare vendosin se nuk ka më arsye për t’i mbajtur masat në fuqi. Dhe kjo nuk ka ndodhur deri tani, vendet anëtare vazhdojnë diskutimet dhe këto janë procese të brendshme”, tha ai në konferencën e përditshme për media.

Stano ka deklaruar se diskutimet për heqjen e masave ndaj Kosovës janë në vazhdim e sipër, por s’ka vendim final.

“I takon shteteve anëtare që të shqyrtojnë situatën dhe më pas, së bashku me institucionet evropiane, të vendosin se a do të heqin masat apo jo. Unë vetëm mund të konfirmoj faktin se diskutimet për këtë janë në vazhdim e sipër dhe ju kujtoj faktin që masat nuk janë hequr akoma. Masat ndaj Kosovës nuk ishin vendosur për një arsye specifike, por për disa. Kur shtetet anëtare të konstatojnë se ato arsye më nuk ekzistojnë, po ato do të vendosin për heqjen e masave: në mënyrë pjesshme apo në tërësi. Por kjo gjë nuk lidhet vetëm me një incident apo një ngjarje”, ka theksuar Stano.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë