MENU
klinika

Zbulojeni!

Përfitimi kryesor i kolagjenit, ja cilat grupmosha duhet ta përdorin

03.05.2024 - 08:42

Shpesh kolagjeni gjendet nëpër produktet e kujdesit të fytyrës, në produkte të ndryshme ushqimore por edhe si suplement.

Por pyetja është nëse ka vërtetë përfitime shëndetësore nga kolagjeni, apo është vetëm një trend i momentit?

Për të mësuar më shumë rreth kësaj AgroWeb.org ju fton të lexoni më poshtë.

Çfarë është kolagjeni?
Kolagjeni është një proteinë shumë e rëndësishme që prodhohet nga trupi juaj.

Kjo proteinë luan rol në forcimin e lëkurës, duke përfituar elasticitet dhe hidratim.

Prodhimi i kolagjenit në trupin tuaj është gjithashtu përgjegjës për krijimin dhe ruajtjen e shëndetit të ligamenteve, tendinave dhe muskujve.

Por ndërsa plakemi, trupi prodhon natyrshëm më pak kolagjen, i cili me kalimin e kohës mund të shkaktojë tharje dhe humbje të elasticitetit të lëkurës, gjithashtu edhe shfaqje të rrudhave.

Si të marrim më shumë kolagjen?

Disa nga mënyrat e zakonshme se si mund të merrni më shumë kolagjen në jetën tuaj të përditshme, janë:

Konsumi i ushqimeve të pasura me kolagjen
Produkte të caktuara shtazore, veçanërisht ushqimet si pula, peshku, derri dhe viçi, ndihmojnë trupin tuaj të marrë sa më shumë kolagjen.

Meqenëse kolagjeni nuk gjendet natyrshëm në produktet me bazë bimore, ka disa ushqime që mund të ndihmojnë në rritjen e prodhimit të kolagjenit nga trupi juaj.

Për të rritur prodhimin e kolagjenit trupi ka nevojë për vitaminë C.

Kjo vitaminë mund të gjendet në ushqime si lakra jeshile, brokoli, portokallet dhe luleshtrydhet.

Së bashku me vitaminën C, trupi ka nevojë gjithashtu edhe për zink që të prodhojë kolagjen.

Zinkun mund ta gjeni tek gocat e detit, gaforret, bollguri, mëlçia e viçit, shqema dhe qiqrat.

Suplementet e kolagjenit
Është e zakonshme të shohësh kompani që shesin produkte të ndryshme për fytyrën që kanë kolagjen si përbërës kryesor.

Por në fakt është vërtetuar se kjo është e paefektshme, sepse kolagjeni gjendet në shtresat e lëkurës dhe jo në sipërfaqe.

Në vend të tyre, suplementet e kolagjenit në formën e tabletave ose pluhurit dihet se ndihmojnë trupin të luftojë plakjen dhe të rrisë elasticitetin e lëkurës.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se nëse merrni kolagjen nuk do të keni rrudha, por sigurisht që mund t’ju ndihmojë.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?