MENU
klinika

"Nuk kam dhe nuk do të kem kurrë"

Jennifer Aniston tregon përse është kundër TikTok

03.05.2024 - 08:09

Aktorja Jennifer Aniston pranon se ka gjëra më të mira për të bërë sesa të kalojë orë të tëra duke lundruar në TikTok. Edhe pse ylli i “Friends” iu bashkua zyrtarisht Instagramit në vitin 2019, asaj i pëlqen t’i mbajë mediat sociale larg vetes.

“Unë nuk kam TikTok, as nuk do ta kem kurrë.” tha ajo për “Entertainment Tonight” në një intervistë të re. “Nuk do të përdor diçka që do të shkatërrojë jetën time apo të dikujt tjetër.”

“Ky rrjet social mund të të thithë dhe të bën të humbësh orë të tëra nga jeta jote,” tha ajo.

Megjithatë, aktorja 55-vjeçare vuri në dukje se ka edhe disa përmbajtje në internet që ajo thjesht nuk dëshiron t’i shohë.

“Unë nuk mendoj se ne jemi krijuar për të marrë sasinë e informacionit me shpejtësinë që bëjmë këto ditë,” shtoi ajo. “Unë thjesht nuk mendoj se është mirë për ne. Nuk mendoj se është e shëndetshme.”

Ajo gjithashtu fajëson shumë sëmundjet mendore që fëmijët vuajnë ditët e sotme në përdorimin e mediave sociale, duke shpjeguar se adoleshentët vazhdimisht krahasojnë jetën e tyre me atë që shohin në internet.