MENU
klinika

Sot 'Klasikja' e futbollit evropian

Real Madrid kërkon rekordin! Bayern finalen e 11 viteve më parë

08.05.2024 - 16:42

Real Madrid dhe Bayern Munich luajnë sot në 21:00 për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Champions League në ‘Bernabeu’, ndërkohë që dueli i parë mes tyre u mbyll 2-2 një javë më parë.

Real Madridi shpreson të bëjë një hap tjetër drejt rritjes në 15, të numrit të tyre rekord të titujve të fituar në këtë kompeticion. “Galaktikët” të cilët fituan titullin e 14-të të Ligës së Kampionëve në sezonin 2021-22, kanë lënë gjithçka të hapur pas barazimit në ndeshjen e parë dhe kampionët e freskët të La Ligas duan suksesin e dytë në harkun e pak ditëve.

‘Los Blancos’ janë të pamposhtur në shtatë takimet e fundit të Champions kundër bavarezëve (5-2-0) dhe zotërojnë një avantazh të lehtë ndaj bavarezëve (12-4-11), në ndeshjen më të luajtur në historinë e kompeticionit, teksa jo më kot ajo quhet si një Klasike evropiane.

Real Madridi ka eliminuar tre ndeshje radhazi Bayernin në sfidat me eliminim direkt të Champions League. Nga ana e tyre, bavarezët janë më të motivuar pasi kërkojnë që më 1 qershor në finalen e Londrës të ketë një finale tërësisht gjermane, pasi dje Dortmund siguroi biletën e parë duke eliminuar PSG-në në gjysmëfinale.