PSG u eliminua sërish nga Champions League, duke mos shkuar në finale. Dy humbje nga 1-0 kundër Dortmundit bënë që djemtë e Luis Enriques të jenë jashtë eventit duke humbur mundësinë për trofeun, edhe një tjetër herë.
Prej 2011 kur klubi është në pronësinë e arabëve me Nasser Al-Khelaifin në krye, klubi me qendër në Paris ka shpenzuar gati 2 miliard euro në transferime lojtarësh, por ende nuk e ka fituar trofeun më të rëndësishëm në Kontinentin e Vjetër.
PSG dominon Francën, por jashtë saj tradita, historia dhe pesha e fanellës kanë vlerë më shumë se milionat që vijnë nga nafta. Një histori pak më ndryshe vjen edhe nga Anglia, ku Manchester City, në pronësinë e kushërinjve të Al-Khelaifit vetëm sezonin e shkuar fitoi trofeun e Champions dhe kjo jo pa vuajtje.