E gatshme për t’i treguar botës dhe të gjitha gocave të interesuara për modën një trend të ri veshjeje që do të dominojnë këtë vit, mjaftoi një shëtitje e Gigi Hadid në Manhattan që ne të gjithë të mbajmë shënime për stilin e saj të veshjes.
Një palë xhinse të gjera blu të kombinuara me një fustan-këmishë në nuancë kremi sipër, ishin zgjedhja e supermodeles duke na dhënë një leksion për tendencën që duket se do të dominojë gjithë pranverën.
Duket si një kombinim lehtësisht i arritshëm edhe nga ju! Por, nëse doni që t’i jepni një version më elegant pamjes suaj, atëherë ju duhet detaji i kopsave të hapura te beli, aksesorët e duhur nga varësja te syzet dhe këpucët me takë të hollë.
Për t’u afruar sadopak me stilin e Gigi-t, ja disa sugjerime IN edhe për ju!
#1
#2
#3
#4
#5
#6
#7