MENU
klinika

"Duhet kompromis nga të dy palët!"

Dialogu për dinarin, Lajçak: Mund të arrihet një marrëveshje

14.05.2024 - 10:01

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur optimist sa i takon mundësisë së zgjidhjes për çështjen e dinarit, mes Prishtinës dhe Beogradit.

Këtë javë Lajçak do të udhëheqë takimin mes kryenegociatorëve Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviç në Bruksel.

Lajçak gjithashtu ka thënë se po synojnë të gjejnë një zgjidhje të përkohshme dhe të qëndrueshme për ata që preken nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës.

“Jam i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët”, ka thënë ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka bërë të ditur se e ka përmbyllur periudhën tremujore transitore për zbatim të lehtësuar të rregullores për operacione me para të gatshme.

BQK-ja tha të hënën se pas përmbylljes së periudhës transitore ka licencuar tetë degë të institucioneve financiare në komunat me shumicë serbe, në Leposaviq, Zveçan, Graçanicë, Shtërpcë dhe një në Shillovë të Gjilanit.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë