50 urdhër arreste janë lëshuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion dhe SPAK në disa qytete të vendit.
Operacionet po zhvillohen në Tiranë, Vlorë, Lezhë dhe Krujë, ndërsa po ushtrohen kontrolle edhe në banesa.
Hetimet nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve Sky që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.
Në shënjestrën e SPAK janë vënë persona të njohur të krimit në vend si Valter dhe Durim Bami, dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Fatmir Hyseni alias Docja, dy vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj në Shijak dhe kushëririn e tyre Aldo Avdylaj.
Kujtojmë se Fatmir Hyseni alias Docja është në kërkim për dy atentate ndaj Inez Hajrulla dhe Santiago Malkos.
Mes listës së urdhër arresteve është edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili është shpallur në kërkim.
‘Kokat’ e krimit për të cilët janë lëshuar urdhër arreste:
Leonard Duka
Erlis Duka
Fatmir Hyseni alias Doçja
Albert Zaja
Valter Bami
Durim Bami
Astrit Avdylaj
Altin Avdylaj
Plaurent Dervishaj
Endrit Dokle
Xhevi Ndoka.
Deri tani mësohet se Prokuroria e Posaçme ka mundur të zbardhë disa vrasje në zonën e Durrësit, Fushë Krujës dhe Lezhës, por edhe në Tiranë.
Mbetet për t’u parë se cilat janë këto ngjarje, ndërsa ky operacion është ndër më të mëdha të viteve të fundit, kundër krimit të organizuar në vend.