Prokuroria e Posaçme ka lëshuar rreth 50 fletë-arrest për personazhe të njohura të botës së krimit, duke u konsideruar kështu si ndër operacionet më me rëndësi të SPAK të zhvilluar deri më tani.
Në lidhje me këtë megaoperacion ka folur edhe eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço. Sipas tij, në këtë operacion kanë rënë në pranga dy zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.
Po ashtu ai është shprehur se njëri nga zyrtarët ka qenë edhe mik i ngushtë i një ish zv.kryeministri dhe që madje ka pasur mbështetjen e tij vazhdimisht, por nuk ka përmendur emra.
“Me 16 fytyra, ka dalë si fodulle”/ Juli dhe Meritoni komentojnë lojën e banores së BBV
Çfarë ndodhi me çiftin? Sara dhe Bardhi marrin vendimin e papritur
“Po përziejmë mollë me qepë”/ Debat i ashpër në Komision, Ilir Metaj përplaset me Edmond Spahon: Karagjoz! Kjo anije do udhëtojë edhe…
“Jemi në kuadrin e “Metamorfozës” ishte marrë vesh nga disa persona, me shumë gjasa ky operacion është i dekonspiruar, duke qenë se informacioni që do të ketë aksion të madh mbërriti që dje në telefonat tona. Megjithatë nuk e paragjykojmë. Duhet bërë një raport se sa nga ata ishin në Shqipëri dhe u larguan për shkak të operacionit.
Janë emrat e dy policëve, njëri ish drejtues i lartë i Qarkut Lezhë, dhe një tjerë në Policinë e Shtetit. Janë dy por emrat e tyre nuk kanë dalë, kam përshtypjen duhet të jenë arrestuar. Në listën me 48 emra janë edhe këta. Janë të tjerë që priten në ditët por edhe javët në vijim. Kjo është “Metamorfoza 2”, dhe dyshi qenka më e madhe edhe sa njëshi.
Me emrat e përfshirë dhe zonat në të cilën kanë peshë të konsiderueshme, roli i tyre lidhet me politikanë. Njëri prej tyre, një polic aty dihet që ka pasur lidhje shumë të fuqishme me një politikan të lartë, deri në zv.kryeministër. Fakti që zv.kryeministri e mbështeste nuk do të thotë se e dinte çfarë bënte ky”, tha Karamuço ndër të tjera për “Top Talk”.