MENU
klinika

Rrëmbyen nipin 3-vjeçar

Gjykata ndryshon masën e arrestit për Rexhep Gjunin dhe Arben Selën

22.05.2024 - 17:27

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Rexhep Gjunin dhe Arben Selan, që ‘rrëmbyen’ nipin e tyre 3-vjeçar në Durrës.

Si për gjyshin e 3 vjeçarit të zhdukur, Rexhep Gjunin ashtu dhe për kunatin e tij, Arben Selaj, është dhëna masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Kujtojmë se Gjuni dhe Selaj kanë bashkëpunuar për të rrëmbyer nipin 3 vjeçar në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Më pas nëna 22 vjeçare denoncoi në policinë e Durrësit humbjen e djalit të saj 3 vjeçar. Nisur nga dëshmia e së resë, ajo e dërgoi djalin tek gjyshërit në fundjavë, por atë nuk e kishin kthyer. Pas kësaj policia shpalli në kërkim gjyshen ndërsa mori në pyetje gjyshin, pasi nga dëshmia e nënës 22-vjeçare djali i mitur për herë të fundit ishte tek shtëpia e gjyshërve, ku siç tregon ajo, e çonte çdo fundjavë pasi i vdiq bashkëshorti. Pas disa ditëve në arrati, gjyshja u dorëzua në polici bashkë me nipin 3-vjeçar.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Referuar materialeve të Specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, ka nisur procedimi penal për shtetasin me iniciale R. Gj, pasi më datë 13.04.2024, është paraqitur shtetësia me iniciale I. Gj, banuese në Durrës, ka kallëzuar se vjehrri i saj, ka marrë fëmijën e saj 3 vjeç dhe nuk ia ka kthyer më.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale R. Gj dhe A. S, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 241/2, datë 19.04.2024, ka vendosur:

-Vlerësimin e ligjshem te “ndalimit” te shtetasit R. Gj për kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 të Kodit Penal.

-Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit R.Gj, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 të K.pr.penale.

-Vlerësimin e ligjshem te “ndalimit” te shtetasit A. S për kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/2 dhe 25 të Kodit Penal.

-Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit A.S, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 të K.pr.penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitur , nga personat nën hetim me iniciale R. Gj dhe A. S, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit, caktimin e masës së sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, përfaqësuar nga prokurore, znj. Afërdita Ndoj, në seancë gjyqësore kërkoi:

– Caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, për personat nën hetim shtetasit me iniciale R. Gj dhe A. S.

Në përfundim të gjykimit, sot me datë 22.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Znj. Lutfije Celami vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 241/2, date 19.04.2024 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Durrës, për sa i perket vleftesimit te ligjshem te ndalimit për personat nën hetim R. Gj dhe A. S.

– Ndryshimin e këtij vendimi përsa i përket masës së sigurimit ndaj personave nën hetim R. Gj dhe A. S, si me poshtë:

– Caktimin ndaj personit nen hetim R. Gj masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale.

– Urdhërohet personi nën hetim R. Gj që të mos largohet nga banesa e tij…

– Urdhërohet personi nën hetim R. Gj që gjatë qëndrimit të tij në banesë nën masen e sigurimit “Arrest në shtëpi” të mos komunikojë me çfarëdo lloj komunikimi me persona të tjerë, me përjashtim të atyre me të cilët ai bashkëjeton.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit R. Gj nga dhomat e paraburgimit, nëse ai nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale, masë tjetër sigurimi apo dënim të dhënë me vendim gjyqësor.

– Urdhërohet shërbimi i policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke e shoqëruar shtetasin R. GJ nga vendi ku ai po mbahet, deri në banesën e tij.

– Caktimin ndaj personit nen hetim A. S masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale.

– Urdhërohet personi nën hetim A. S që të mos largohet nga banesa e tij…

– Urdhërohet personi në hetim A. S që gjatë qëndrimit të tij në banesë nën masen e sigurimit “Arrest në shtëpi” të mos komunikojë me çfarëdo lloj komunikimi me persona të tjerë, me përjashtim të atyre me të cilët ai bashkëjeton.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit A. S nga dhomat e paraburgimit, nëse ai nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale, masë tjetër sigurimi apo dënim të dhënë me vendim gjyqësor.

– Urdhërohet shërbimi i policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke e shoqëruar shtetasin A. S nga vendi ku ai po mbahet, deri në banesën e tij

– Urdhërohet prokuroria dhe policia gjyqësore të zbatojnë vendimin e gjykatës dhe të kontrollojnë urdhërimet që i janë dhënë personave nën hetim R. Gj dhe A. S me këtë vendim gjyqësor.

Tiranë, më 22.05.2024

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM