MENU
klinika

Nuk e bëri kurrë me Shakirën!

Vendimi i Pique për partneren i surprizon të gjithë

06.06.2024 - 12:23

Futbollisti Gerard Pique dhe partnerja e tij Clara Chia po mendojnë që ti japin fund beqarisë.

Ky lajm do ti vijë si “bombë”, ish-partneres së tij Shakira, e cila nuk mori një propozim për martesë prej 12 vitesh lidhje me Piquen, me të cilin ndan edhe 2 fëmijë, Sasha dhe Milan.

Dy vite më parë ish-çifti i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare për shkak të tradhtisë së futbollistit me partneren e tij aktuale. Pas ndarjes, Pique konfirmoi lidhjen e tij me Clara Chia Marti, gjë që duket se e lëndoi akoma më shumë këngëtaren kolumbiane.

Por mesa duket Shakirën akoma më shumë do ta lëndojë martesa e ish-partnerit, pasi gjatë 12 viteve lidhje këngëtarja nuk mori një propozim të tillë.

Kujtojmë se sot Shakira dhe Pique nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Ylli i pop-it është përfolur shumë herë për lidhje me emra të njohur si Tom Cruise dhe Lewis Hamilton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një tjetër dedikim për Pique-n

Fansat të shqetësuar për Shakirën


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain