MENU
klinika

Duhet mendësia për ta aplikuar

Kredi në pak minuta? Realitet me teknologjinë e sotme!

07.06.2024 - 12:59

Muajt e fundit është diskutuar gjerësisht se si institucionet mikrofinanciare janë të afta për të miratuar një kredi në pak minuta. Për të zbuluar më shumë rreth kësaj teme, ne folëm me Z. Gerti Boshnjaku, ekspert për startup-et, teknologjinë dhe zhvillimin e biznesit të vogël. Pyetjes sonë se si ndodh procesi i aprovimit të kredive në pak minuta Z. Boshnjaku iu përgjigj duke përmendur përparimet e rëndësishme në dixhitalizimin e mikrofinancës dhe përqasjen e tyre të operimit si startupe, çka ka rritur dukshëm efikasitetin dhe shtrirjen e këtyre shërbimeve.

Nga këndvështrimi ynë si media që ndjek zhvillimet e biznesit dhe teknologjisë, kemi vërejtur se mikrofinancat nga ana operacionale janë shumë agile; të adaptueshme në funksionim si sipërmarrje startup. Ato përdorin mjaft mirë fuqinë e teknologjisë dhe shërbimet dixhitale me fokus tek secili klient. Si struktura mikrofinanciare dhe me pak produkte si kredia, këto institucione janë të ndjeshme ndaj kostos, pasi iu duhet të ofrojnë një produkt kompetitiv në një treg ku operdojnë struktura të mëdha financiare që ofrojnë larmi shërbimesh.

Për këtë arsye, një avantazh mikrofinancat e kërkojnë duke përdorur platforma të specializuara digjitale, për analizë të shpejtë të personit që kreditohet dhe përshtatje të ofertave për secilin profil klienti. Këtë tashmë nuk e bëjnë me procese të lodhshme e të tejzgjatura fizike e manuale por duke aplikuar zgjidhje digjitale që koha i mundëson.

“Platformat e zhvilluara dixhitale i lejojnë institucionet mikrofinanciare të thjeshtojnë operacionet e tyre, të ulin kostot dhe të përmirësojnë aksesin në shërbimet financiare, edhe për klientët në zona të largëta. Integrimi i mjeteve dixhitale mundëson mbledhjen dhe analizën më të mirë të të dhënave, gjë që ndihmon në vlerësimin e besueshmërisë së kredisë dhe menaxhimin më efektiv të rreziqeve. Ky transformim teknologjik po e bën industrinë financiare më gjithëpërfshirëse dhe më të aksesueshme, duke lejuar që mikrofinancat të arrijnë në mënyrë më efikase popullatat e pashërbyera.”

Ndërkohë edhe nga ana e përdoruesit ka benefite me vlerë, pasi i shërbehet më mirë, më shpejt dhe i kërkohen më pak dokumenta. Shpesh pa pasur nevojë të vijë në degë, nëpërmjet internetit, smartfone dhe duke i kursyer asetin më të rëndësishëm që shpesh është Koha.

Duke operuar me mendësinë e një startup-i, institucionet mikrofinanciare mundësojnë kredi në pak minuta, duke i lejuar qytetarët të marrin fonde kur ata kanë më shumë nevojë. Përdorimi i algoritmeve të inteligjencës artificiale dhe formave të tjera të avancuara ndihmon në vlerësimin e saktë të rriskut të huamarrësve të mundshëm, duke siguruar që kreditë t’u jepen atyre që kanë mundësitë për t’i shlyer.

Rrjedhimisht, kjo jo vetëm që redukton normat e mospagimit, por gjithashtu ndihmon në ndërtimin e një ekosistemi të qëndrueshëm financiar.
Sot është arritur që kredia të aplikohet, aprovohet dhe lëvrohet nëpëmjet internetit pa patur nevojën për të qenë prezent në degë.

“Ndaj ky transformim i vazhdueshëm dixhital brenda sektorit të mikrofinancës premton të rrisë më tej ndikimin dhe aksesin e tij për individët dhe komunitetet në të gjithë vendin. Ndërsa këto institucione vazhdojnë të inovojnë dhe përshtaten me teknologjitë e reja, ato do të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në formësimin e së ardhmes së shërbimeve financiare, duke i bërë ato më gjithëpërfshirëse dhe të barabarta për të gjithë.”

Në të njëjtën kohë rritet dhe standardi i shërbimit, pasi këto struktura të mikrokreditimit apo mikro financat, iu shërbejne njerëzve apo sipërmarrësve të cilët e kanë kohën shumë të vyer dhe duan të financohen shpejt dhe me sa më pak dokumenta.

Në thelb këto inovacione, nga ana e institucioneve financiare në dixhitalizim dhe aplikimi i një mendësie startup, përtej tymnajës mediatike, pa dyshim që do të sjellin standarde të reja dhe shpejtësi fantastike në miratimin e kredive.