MENU
klinika

Jori Delli mori pjesë në këngën e të dashurit

VIDEO/ Babai i modeles bën komentin epik për reperin

14.06.2024 - 09:40

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Jori Delli ka kënduar një frazë në këngën më të re të të dashurit të saj, reperit Italian Fred De Palma.

“Alo! Ku je? Më mungon. Mezi pres të të takoj!”- ishte fraza që modelja tha në këngën e partnerit të saj me të cilin prej disa muajsh ka nisur bashkëjetesën.

Së fundmi Jori ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok reagimin e babait të saj, Ismail Delli pasi dëgjoi këngën dhe fjalët e së bijës.

Babait të modeles i ka pëlqyer kënga e partnerit të vajzës së tij, të cilin në përkëtheli dhe duke qeshur e ka quajtur “legen”.

“Qenka i mirë legeni! Bravo, legeni!”– tha babai i Jorit.

Kujtojmë që Jori dhe Fred De Palma prej disa muajsh kanë konfirmuar romancën e tyre të dashurisë, ndërsa çifti tashmë kanë nisur bashkëjetesën në Itali.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Modelja që donte dhe Butrint Imerin si konkurent

Banorja e re e BBVIP “fiksimi” i Berlusconit? Kush është Jori Delli


Çfarë duhet të dini nga filmi i ri “Wolfs”

Kimia e George Clooney dhe Brad Pitt nuk zhgënjen kurrë!

"Ai dëshiron të bëjë muskuj dhe “lifting” në fytyrë"

Aktori i njohur po planifikon të kryeje ndërhyrje plastike!

Këngëtarja kurorëzon dashurinë me partnerin

Lana Del Rey, zyrtarisht grua e martuar!