MENU
klinika

Habit Bujar Kapexhiu

“Femrat nuk kanë kapacitet për të shkruar humor…”

14.06.2024 - 09:40

Regjisori, skenaristi dhe aktori i njohur shqiptar, Bujar Kapexhiu, ka habitur me një deklaratë të dhënë së fundmi, ku ka thënë se “femra s’kanë kapacitet që të shkruajnë humor, ai është privilegj i të mençurve”.

I ftuar në TAR, Bujar Kapexhiu u shpreh jo çdo kush ka kapacitet për të shkruar humor, pasi sipas tij këtë dine ta bëjnë vetëm meshkujt dhe jo femrat.

“Këtë e kam absolute, vetëm mund të jetë ndonjë përjashtim i jashtëzakonshëm në botë, femër që shkruan humor nuk ka, sepse humori është privilegj i të mençurve”, tha ai.

Ndër të tjera, aktori u shpreh barcaletat për femrat i sajojnë burrat, ashtu si edhe ato për veten e tyre, pasi “femrat nuk kanë kapacitet për ta bërë këtë”.

“A e keni vërë re që ka shumë barcaleta për femrat, i sajojnë meshkujt, e dini që ka shumë barcaleta për meshkujt, i sajojnë po meshkuj, se femrat nuk kanë kapacitet për të sajuar barcaleta”, u shpreh Kapexhiu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shuhet regjisori Llukan Kola

Humbje për artin skenik lushnjar

75-vjetori i Bujar Kapexhiut

Një jetë me karikaturën!

“Fatkeqësi për disa kokrra që duan ta copëtojnë PD”

Bujar Kapexhiu flet për “karikaturat” politike të opozitës


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain