MENU
klinika

“Nuk do të doja të kisha lindur në një kohë tjetër”

Këngëtari i njohur feston ditëlindjen e 43-të

17.07.2024 - 13:33

Artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, festoi ditëlindjen e tij, i lindur më 16 korrik të vitit 1981 në Prishtinë, këngëtari ka mbushur plot 43 vjeç.

Me rastin kësaj dite speciale, ai i ka bërë një dedikim vetes, në një postim të shpërndarë në rrjetin sociL Instagram.

“Jam lindur në zjarrin e demostratave të 81-tës; më janë forcuar kockat në vitet e rezistencës e luftes; jam formuar si njeri në tokën tonë të çliruar, ndërsa më vonë uroj të zbardhem e rrudhosem në paqe”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera a ka shtuar: “Në fund të ditës, përkundër vështirësive të jetës, nuk do të doja të kisha lindur në një kohë tjetër. Sepse nesër kam çfarë ti rrëfej fëmijëve të mi”.

Genci theksoi: “Sot jam një vit më i vjetër se dje”.

Prelvukaj konsiderohet një nga emrat më të suksesshëm të muzikës rap dhe hip hop. Përveç kësaj, është i angazhuar edhe në politikë. I njëjti është i martuar prej disa vitesh me këngëtaren Eni Koçi, me të cilën ka dhe një vajzë.