Vera është koha kur duam t’i tregojmë flokët me një shkëlqim të plotë, kur na pëlqejnë disa fije më të lehta si dëshmi e ndikimit të diellit të verës
Shkëlqimi në flokë në këtë periudhë zakonisht duhet t’i ngjajë atyre të grave skandinave.
Pikërisht një shembull të tillë, si ideal i një pamjeje verore, “Vogue” veçon influencuesen suedeze Matilda Djerf.
View this post on Instagram
Kjo zonjë me flokë të butë bionde ka tre milionë ndjekës dhe në të gjitha fotot duket e përsosur.
Ajo është shprehur gjithmonë nëpërmjet flokëve të saj, ndaj ka krijuar edhe një linjë flokësh “për arsye thjesht egoiste”, sepse i qaset me pasion gjithçkaje për flokë të mirë, tha ajo për “Vogue.com”.
Sqima dhe butësia karakterizojnë profilin e saj në “Instagram”, dhe vëllimi dhe ngjyra e flokëve të saj të mahnit në çdo situate në të cilën ndodhet.
Dhe si ta arrini këtë dukje nëse nuk ju jepet natyrshëm? Sekreti qëndron te “fijet si bebe”.
Parukieri Adam Reid shpjegoi se një profesionist i mirë duhet para së gjithash të zgjedhë zonat e flokëve që do të shkëlqejnë natyrshëm në diell. Theksimet më të lehta futen në pjesën e flokëve që kornizon fytyrën, të cilat ndihmojnë për të sjellë dritë dhe shkëlqim.
– Në mënyrë që nuancat bionde super të lehta të shkëlqejnë, ato duhet të krahasohen me tonalitete të tjera më të thella në flokë.
Nëse dëshironi të arrini këtë pamje, Vogue ndan këshillat e ekspertëve për të biseduar me parukierin tuaj për krijimin e disa toneve delikate por më të lehta të bezhës, hirit dhe platinit në flokët tuaj nëse jeni bionde, dhe karamel dhe/ose tone të tjera të ngrohta nëse jeni kanë flokë më të errët. Kështu arrihet efekti i plotë dhe dukja “Scandi girl”.