28.07.2024 - 13:53
Një video e postuar nga Camila Cabelo në TikTok ka shqetësuar miliona ndjekës të saj.
Ylli i popit filmoi veten duke qarë dhe videon, teksa tregon me lotët, e publikoi në rrjetin social, shoqëruar me këngën e saj “Pretty When I Cry“.
“Më duhej të ndaloja së qari për të parë nëse kënga ishte e vërtetë”, shkroi 27-vjeçarja.
Që në minutat e para postimi u mbush me komente nga fansat që e pyesnin se çfarë i ndodhi.
“Mos qaj, kush të ka lënduar?”, shkruan një fans. Të tjerë të tjerë komentuan titullin e këngës se “je e bukur kur qan“.