Eksperti i ekonomisë, Ramadan Kondi ka folur për problemet financiare fiskale dhe pensionet. Gjatë një interviste për “SCAN TV”, të cilën po e pasqyrojmë më poshtë të plotë, eksperti Kondi ka dhënë jep detajet, teksa tregon se çfarë do të ndodhë me pensionet në tetor, si ndryshon formula për llogaritjen e të ardhurave për moshën e tretë me koeficentët e rinj dhe sa para hyjnë në xhepat e qytetarëve
-Zoti Kondi, çfarë po bëhet me skemën e sigurimeve shoqërore, a po shkon drejt një skeme private apo po shkohet drejt një skeme alternative?
Duhet të kemi parasysh një fakt, efekti bisht janë dy metoda bazë. Është kontribut për kontribuues dhe skema solidare e pensioneve. E gjithë Evropa Lindore, përfshirë edhe ne, ka përdorur skemën solidare. Në skemën solidare do të thotë që punojnë këto që janë sot dhe marrin pensionin këta që janë sot. Ndërsa kontribut për kontribuues, është metoda që unë filloj dhe derdh kontributet dhe kjo mbahet në një kartelë të veçantë vetëm për mua.
–Si është raporti kontribuues dhe përfitues?
Ky raport varet nga politikat si do të bëj shteti, raportet e ruajtura midis përfituesit dhe pjesës tjetër sociale që të gjithë kontribuojnë në fund të fundit. Në këto kushte duhet të pranojmë një gjë, të pranojmë skemën kontribut për kontribut siç e ka perëndimi, është shumë e vështirë. Nuk mund të bëjmë ndryshime të menjëhershme të skemës, pasi bën një goditje shumë të rëndë në buxhetin e shtetit.
E si e tillë do të përdoren me patjetër format alternative. Ne e vetmja gjë e cila duhet konsideruar si negative në këtë vit është parashikuar edhe forma alternative por që në efektivisht nuk e kemi këtë formë alternative por kemi vetëm detyrimin e kontributeve të përcaktuara me ligj të detyrueshme për t’u derdhur.
-Në muajin tetor pritet që qeveria shqiptare të rrit pensionet. Sa mendoni se duhet të jetë një pension minimal?
Kemi goxha kohë të gjatë që përdorim gjithmonë vetëm një fjalë, rritje të pensioneve. Sa i përket pensioneve kemi dy koncepte. Koncept indeksim dhe koncept rritje. Koncepti indeksim është detyrim ligjor. Ndërsa rritja ka një tjetër kuptim ku duhet të bëhet mbi indeksimin dhe në qoftë se për vitin 2023, indeksi i çmimeve ishte 11% dhe rritja ekonomike 3.5%, nëse do të pranojmë rritjen, pensioni duhet të indeksohet 11% + 1% rritje. 11% është indeksim dhe është detyrim ligjor.
Për ta sfumuar, këtë pjesë themi gjithmonë rritje, rritje, rritje. Për vitin 2023, indeksimi i shportës së ushqimeve të pensionistit ka dalë 11%. Atëherë, pensionet duhet të ishin rritur që me 11 janar. Indeksimet do të bëhen në tetor dhe kjo do të thotë që për 9 muaj pensionistëve iu hahet një e drejtë, e cila është e drejtë ligjore për ta marrë këtë.
-Sa duhet të jetë një pension në mënyrë që një pensionist të përmbushi të gjitha detyrimet?
Siç e ka bërë studimin, Banka Botërore, minimumi jetik është 6. 85 dollar dita. Minimalja duhet të jetë 20000 lekë, minimum jetik. Kur del në pension, natyrisht që duhet të jetë më e lartë. Pensionistët sot në Shqipëri e kanë pensionin sa gjysma e vlerës së pensionit të Kosovës.
-Si do të bëhet përllogaritja në bazë të koeficienteve të rinj që ka publikuar ISSH-ja?
Këto koeficiente bëhen çdo vit dhe bëhen mbi bazën e indeksimit. Në fillim fare, rritja e pensioneve është rritur gati te 20%-shi. Koficientët bëhen nga 1 Janari deri në Korrik, por gjithmonë duhet të bëhen me vit kalendarik, nga 1 Janari deri në 31 Dhjetor. Koeficienti është bërë në përputhje gati me aq sa është indeksimi. Madje, këtë vit është bërë pak më shumë. Në fillesë është rritur gati-gati te 20%-shi. Ato janë paga shumë më minimale dhe në totalin e kontributeve nuk zënë ndonjë vlerë kushedi se çfarë por parë në aspektin se qenka indeksuar baza fillestare me kaq, sikur ndjen një ngrohtësi por jo se indekson ndonjë pension, në fund të fundit, shumë shumë pak.
-Sa mendoni se duhet të jetë një pension dhe a ka kapacitetet Shqipëria?
Ndonjëherë vendimmarrja krijon kapacitetet, sepse kërkon edhe burimet, njëra anë. Ana tjetër, nëse harmonizohen të gjithë faktorët, nëse edhe skema e kontribuuesve në skemën e pensioneve në Shqipëri, ka shumë mundësi zgjerimi. Evazioni fiskal në problemet e kontributeve të sigurimeve shoqërore është ende shumë shumë i lartë. Kontrolli që bëhet mbi derdhjen e kontributeve është shumë shumë i dobët e për të mos thënë të liberalizuar, që kush të dojë të derdhi e kush jo.
-A është rritur roli i kontribuuesve, si në skemën e sigurimit vullnetar dhe atë të bujkut privat?
Kontributet vullnetare kanë filluar të rriten pasi po e ndjejnë peshën e mos pasjes së lekëve në moshën e tretë. Dhe e mesmja e artë është që të derdhen kontribute. E mesmja e artë është që të bëhet për të ulur shtresën e mesme të pensionistëve më shumë. Por kur themi se ka pension bazë, pra që është dhe pension social, ai nuk mund të reduktohet dhe duhet ta marrin të gjitha shtresat. Duke reduktuar pensionin social, ata që e kanë deri 15-17 vite punë, u reduktohet pensioni social dhe vitet e vjetërsisë së punës. Është një koeficient i padrejtë dhe masakron pjesën e mesme.
-Ndërkohë që është rritur dhe mosha e daljes në pension…
Ne rrisim moshën e pensionit me ligj, ku është rritur 2 muaj për femrat për çdo vit, sa të shkojnë 65-vjeç ato, pastaj edhe meshkujt nisin me nga 2muaj sa të shkojnë 67-vjeç, e ndërsa vjetërsia viteve të punës, 4 muaj. Ky disporporcion, bën që ky brez që del në pension, të mos marr pension të plotë pasi për femrat është hedhur edhe vitet e shkollës së lartë, si vjetërsi pune dhe rritje me 4 muaj. Krijon një situatë jo të këndshme e si e tillë nuk bëhet harmonizimi i të gjithë faktorëve.
-Ju si ekspert, çfarë sugjeroni në mënyrë që të merret parasysh për politikat gjatë pensioneve në mënyrë që pensionet të jenë sa më gjithëpërfshirësve?
Sa i përket pensioneve, duhet të ketë një dysheme dhe një tavan. Nëse flasim për një pension të pjesshëm që kanë 15-vite punë e duke ditur dhe minimumin jetik, 20000 lekë, duhet të dalë një pension minimalisht 25000 lekë. Pra duhet të jetë mbi minimumin jetik. Deri tani është dëgjuar vetëm një ide që ka thënë kryeministri se do të bëjmë ç ‘është e mundur që pensioni minimal të zvarritur 150 euro.
Nuk duhet të ketë pension poshtë 20000 lekëshit, minimalisht kur del në pension duhet të ketë diçka më shumë se 20000 lekëshi. Dhe mundësia është, nëse mbyllin kanalet e evazionit, të zgjerojnë skemën e kontributeve nëse do të dijmë ta subvencionojmë me efektivitet edhe at që japim për kontributet, me një efektivitet sa më të lartë që të ndjehet dhe të thërrasim interesin. Ajo që zë peshën më të mirë është edukimi por duhet të zë vend por edhe angazhimi që duhet të marri, jo vetëm qeveria por të gjitha forcat politike.