MENU
klinika

Legalizimet

Skema për pronarët që preken nga ndërtimet pa leje

01.08.2024 - 08:53

Prej reformës së ndërmarrë në 2014-n, duket që e vetmja skemë, e cila ka funksionuar ka qenë ajo për kompensimin e pronarëve, të shpronësuar për efekt të procesit legalizues. Vetëm përgjatë 6 mujorit të parë të këtij viti, kanë marrë paratë e kompensimit për tokën e zënë nga ndërtimet pa leje 276 familje, ndërsa Agjencia e Pronave ka njoftuar çeljen e aplikimeve për fondin 5 milionë dollarë. “Në zbatim të vendimit “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, ATP njofton fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale. Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë në datën 05.08.2024 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë”, thuhet në njoftimin e agjencisë ku pasqyrohen edhe vendimet që kanë kaluar në Qeveri, me emrat e qytetarëve që pajisen me lejen e legalizimit nga njëra anë dhe anën tjetër emrat e pronarëve që do të marrin paratë e kompensimit. Në fazën e parë këto familje përfitojnë 70 për qind të vlerës që ka prona e tyre sot në treg dhe për pjesën e mbetur qëndrojnë në listëpritjeje. Aplikimet, sipas ATP bëhen online përmes portalit “e-Albania” ndërsa dokumentet, përveçse në portal duhet të dorëzohen edhe përmes shërbimit postar. Përveç kërkesës për kompensim, nga qytetarët kërkohet po ashtu dëshmia e trashëgimisë, prokurë, numër llogarie, fotokopje e kartës së identitetit dhe mandat pagesa për shlyerjen e tarifës 2 mijë lekë. “Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm”, sqarohet në mbyllje nga ATP.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoritë e ndërtimeve që kanë prioritet

“Të gjitha legalizimet përfundojnë në 2028”


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!