08.08.2024 - 18:16
Për të gjithë bizneset të cilët kanë kërkesa për punonjës të huaj në vendin tonë, do të kenë dy shërbime të reja në e-Albania ku do të mund të aplikojnë në çdo kohë për kërkesat e tyre.
Nëpërmjet kategorive “Vlerësim paraprak për aplikim për Leje Unike” “Aplikim nga punëdhënësi për leje unike për të huajt” bizneset shqiptare mund të tërheqin punonjës të huaj.
Vendosja e shërbimit në e Albania i jep mundësi subjekteve të aplikojnë nga llogaritë e tyre në këtë portal. Më tepër kritereve të kufizuara do të ketë për pranimin e këtyre shtetasve nisur nga përfshirja në veprimtari të paligjshme apo dhe largimet e paralajmëruara.