MENU
klinika

Eksperti i ekonomisë zbardh skemën

Si mund të rriten pensionet me 100 mijë lekë më shumë

10.08.2024 - 17:46

Eksperti i njohur i ekonomisë, Kujtim Hoxha ka analizuar në një panoramë të përgjithshme situatën e nivelit të pensioneve në Shqipëri krahas vendeve të rajonit. Hoxha në një intervistë për ‘Vip Magazinë’, ndër të tjera nënvizon se reforma e re që po bëhet në skemën të sigurimeve shoqërore është tejet hermetike duke mos lejuar dhënien e informacioneve nga projektuesit e kësaj skeme. Nga ana tjetër, eksperti i ekonomisë, apelon qeverinë se para se të bënte rritjen e pagave në administratën publike, sëpari duhet të përgjysmonte numrin e punonjësve.

Skema
Kjo si pasojë se një pjesë e mirë e shërbimeve publike ofrohen nëpërmjet e-Albania, si dhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve shqiptar kanë emigruar jashtë vendit. Hoxha nga ana tjetër i ‘tërheq veshin’ qeverisë Rama ku radhit faktorët si mos rritjen e numrin prej 52 milion të punësuar në 10 vitet e fundit, pensionet do të rriteshin me 100 mijë lekë të vjetra apo edhe mos keq shpërdorimi e keqadministrimi i fondeve publike ndër vite, sot do të arrinin pensionet në Shqipëri në vlerën e 350 eurove.

Një tjetër pikë, ku u ndal eksperti Hoxha është pikërisht përcaktimi i minimumit jetik, ku ai e sheh si një dysheme mbrojtje për pensionistin në ofrimin e shërbimeve publike. “Shumë njerëz këtë pyetje bëjnë duke qenë se Shqipëria është e hapur tani, fëmijët e pensionistëve janë të shpërndarë në gjithë botën, i ndjekin dhe marrin informacion të mjaftueshëm sesi janë pensionet në vendet ku ata japin kontributet e tyre. Në këndvështrimin tim po bëhet një reformë e cila është shumë hermetike, në kuptimin e marrjes së informacioneve.

Njerëzit që po merren me shqyrtimin dhe konkludimin se si do të jetë kjo reformë e re në skemën e sigurimeve shoqërore. Skema e sigurimeve shoqërore duhet të ndryshonte patjetër por përpara se të bëhet ndryshimi i skemës duhet të shpalleshin disa objektiva. Njëra nga pikat, duhet të ishte pikërisht kjo që duhet t’i shërbej rritjes së pensioneve që gradualisht vit pas viti ne të afrohemi me pensionet që kemi vendet përreth. P.sh., Italia edhe Greqia, për qytetarë që nuk kanë kontribuar fare në vendet përkatëse por mbushin moshën për pensione, 65-67 vjet, po të kesh qëndrim të përhershëm të japin një ndihmë sociale prej 450 euro që të përballojnë kushtet e jetesës.

Dhe në Shqipëri pensioni mesatar arrin 174 mijë lekë të vjetra në zonat urbane dhe 86 mijë lekë në zonat rurale dhe pensioni maksimal kooperativist shkon në 114 mijë lekë. Ky nuk është pension që mund të përballojë shpenzimet e pensionistëve. Ka plotë rrugë që qeveria mund t’i grumbullojë si probleme dhe t’i zgjidh. 1/3 e popullsisë shqiptare që jeton sot në Shqipëri, sipas censusit është pensionist”, thotë ai.

Si pensionet mund të rriten në vlerë me 100 mijë lekë
Eksperti ka treguar mënyrën se si pensionet do të rriteshin në vlerë me 100 mijë lekë. Kjo ndodh me dy mënyra. Si fillim nëse përgjysmohet numri i punonjësve të administratës dhe frenohet keq shpërdorimi i fondeve publike. “Për të zgjidhur këto probleme ka disa rrugë, sëpari: Para se të rriste pagat në administratë, qeveria duhet të bënte një punë tjetër e cila është jo vetëm logjike por duhet të ishte në përparësi të qeverisë.

Kjo administratë që shërben sot për qytetarët e vendit të tij, duhet të jetë më e madhe në numër në krahasim me 10 vite më parë apo jo? Sigurisht, ti pretendon vetë që popullsia është zvogëluar, njerëzit janë larguar një pjesë e madhe jashtë dhe për administratën që është këtu, ke bërë një rritje prej 52 mijë punonjës administrate më shumë se 10 vite me parë. Kjo gjë është e pajustifikuar pasi edhe shërbimin ti e bën nëpërmjet e-Albania dhe digjitalizimit.

I ke mbyllur sportelet dhe si shpjegohet që shteti fryn administratën, i rrit edhe rrogat kur shërbimi në konceptim tim, shërbimi është përkeqësuar ndaj qytetarëve. Nëse troket në zyrat e administratës shtetërore për të zgjidhur një problem, nuk e zgjidh brenda një afati të pranueshëm të kohës për të realizuar një shërbim të caktuar. Nëse do të mbante të njëjtin numër punonjësish në administratë, pensionet minimalisht do të rriteshin në vlerë me 100 mijë lekë dhe është ndihmë e madhe për pensionistët.

Ka edhe burime të tjera, njëra prej tyre është se flitet që qeveria ka shpërdorime dhe keqadministrim të fondeve publike, me një administrim më të mirë të mos rrjedhin ato fonde. Me të gjithë dëshirën administrata dhe qeveria për të mbyllur të gjitha detyrimet, po të mos rridhnin ato fonde dhe administrim më të mirë të parasë publike, pensionet do të rriteshin të paktën edhe 100 mijë lekë të tjera. Ja ku janë rrugëzgjidhjet dhe fondet ku mund të grumbullohen paratë për rritje të pensioneve.

Sikur edhe 5% të ishte e vërtetë shpërdorimi apo keqadministrimi për të mos thënë vjedhje, pensionet do të arrinin të paktën 350 euro. Por ka edhe probleme të tjera që duhet të kemi parasysh para se të bëheshin reformat dhe të rritjes së pagave të administratës. Nuk jam kundër rritjes së pagave por këta punonjës të administratës që të marrin një pagë dinjitoze duhet të jenë më pak në numër pasi kanë mundësinë të realizojnë punën.

Administratën që u bë me reformën territoriale, është shtuar trefish i shifrës fillestare. Këtë reformë territoriale e bërë për të pakësuar numrin, kur ndërkohë ti e ke shtuar numrin e punonjësve në administratë. Në këtë këndvështrim, qeveria duhet të nxjerr dhe përcaktoj sa është minimumin jetik. Një njeri që punon, a nuk punon, a ka kontribuar pak apo shumë në sigurimet shoqërore me vjetërsinë e punës, kur arrin në një moshë që nuk punon dot, shërbimet i ka njësoj si ai që ka punuar shumë e si ai që ka punuar pak. Duhet të ketë një mbrojtje, një dysheme e cila duhet të jetë e barabartë me minimumin jetik. Qeveria ka për detyrë për të nxjerrë minimumin jetik dhe kjo duhet të shërbejë si pikënisje për shumë reforma të tjera që dalin përpara nga qeveria shqiptare”, shprehet Kujtim Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!