MENU
klinika

“Për Vlorën dhe Sarandën prenotimet kanë rënë!’

Ndryshon mënyra e pushimit të të huajve në Shqipëri

11.08.2024 - 09:45

Të huajt që zgjedhin tokën e shqiponjave për pushime kanë zgjatur kohëzgjatjen e qëndrimit dhe kanë zgjeruar hartën e qyteteve që vizitojnë.

“Vijnë rreth dy javë ose 10 ditë dhe duan të vizitojnë të gjithë Shqipërinë, jo vetëm jugun. Kështu që zgjedhin të qëndrojnë dy netë në Tiranë, disa netë në veri dhe pak netë në jug”, tha Fjori Zani, operatore turistike.

Turistët që vinin në Shqipëri në mënyrë të organizuar kanë rënë në numër, sipas operatorëve turistikë, teksa janë rritur numrat e të huajve individualë që bëhen vetë guidë për përzgjedhjen e destinacioneve shqiptare përmes përshtypjeve që lexojnë online kryejnë edhe prenotimet.

“Ka rezervime që janë në grupe në Adriatik pjesa më e madhe, po për Vlorën dhe Sarandën kanë qënë rezervimet më të ulëta sepse që në fillim në janar kur pyesnim për cmimet e grupeve ishin të larta dhe nuk konfirmoheshin grupet e korrik-gushtit e shohim që tani cmimet janë ulur goxha. Gjithashtu vihet re se po vijnë shumë turistë individualisht. Ata janë normalisht klientë buxhetorë, ekonomik dhe preferojnë më shumë që të marrin apartamente, shtëpi…”, tha Zani.

Ndërsa shqiptarët preferojnë bregdetin shqiptar kryesisht fundjavave dhe studiojnë paketat turistike 1 javore jashtë Shqipërisë.

“Vazhdon Turqia dhe Greqia, si dy destinacionet kryesorë, ka pasur rritje kërkesa për Spanjën dhe disa ishuj të Italisë, si Sardegna, Capri. Po duke qënë se shqiptarët i lënë për moment të fundit dhe cmimet kanë ndryshuar kur ata vendosin e nuk kanë disponibilitet dhe I bëjnë pushimet në Shqipëri”…, tha Zani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vështron e betonizuar

Saranda moderne me 40 hajdutë

Klientët blejnë “në ajër”

Kush po investon te Porti i Durrësit?


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!