MENU
klinika

Ku renditet Tirana?

Kryeqytetet më të shtrenjta për të jetuar

13.08.2024 - 15:55

Tirana renditet në vend të 103-të në Indeksin e Kostove të Jetesës të publikuar nga “Mercer” për vitin 2024. Renditja e këtij viti përfshin 226 qytete në mbarë botën dhe mat koston e jetesës të më shumë se 200 artikujve në çdo vend, duke përfshirë strehimin, transportin, ushqimin, veshjet, mallrat shtëpiake dhe argëtimin. Renditja vjetore e “Mercer” për kostot e jetesës së qyteteve ofron tendenca dhe njohuri të vlefshme për ata që kanë nevojë të marrin vendime në lidhje me lëvizshmërinë.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria është ngjitur me 50 pozicione nga viti i kaluar, ku renditeshim në vend të 153-të. Renditja fillon nga vendi më i shtrenjtë në vendin më pak të shtrenjtë.

Krahasuar me vendet e rajonit të cilat janë pjesë e renditjes në këtë indeks duket se Tirana është vendi me kostot më të larta të jetesës. Beogradi renditet i dyti në rajon pas Tiranës, si qytet më i lirë, i pozicionuar në vend të 159-të, me një rritje prej 16 vendesh. Ndjek Shkupi në vend të 198-të dhe me kostot më të lira në rajon rezulton Bosnje Hercegovina. Sipas të dhënave të raportit Sarajeva është renditur në vend të 203-të për vitin 2024, pa shënuar ndryshime krahasuar me një vit më parë. Mali i Zi dhe Kosova nuk janë pjesë e këtij indeksi.

Hong Kongu, Singapori dhe Zyrihu janë qytetet më të shtrenjta për punonjësit e huaj këtë vit tregojnë të dhënat e raportit, ndërkohë qytetet në Pakistan dhe Nigeri rezultojnë si më të lirat.

Referuar raportit, Shqipëria renditet mes vendeve me rritjen më të lartë të kostove. Por cilët ishin faktorët kryesorë? Për të gjitha vendet vendet me rritje, përveç Tiranës, inflacioni i lartë ka të ngjarë të jetë arsyeja kryesore. Në Tiranë, luhatjet e kursit këmbimit shihen si shkaku kryesor i ndryshimit të kostos së jetesës për punonjësit e huaj që zjedhin Shqipërinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përgjigjia e gabuar mund të falimentojë qeveritë

‘The Economist’: Si duhet të përballet Europa me krizën e energjisë?


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!