MENU
klinika

Puna në të zezë “plagë” në Shqipëri

Dy sektorët kryesorë ku punonjësit janë të pasiguruar

14.08.2024 - 09:45

Në vendin tonë ka mijëra punonjës, të cilëve nuk u paguhen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Pjesa më e madhe e tyre punojnë në ndërtim dhe tregti.

Inspektorati i Punës ka gjetur një numër të konsiderueshëm punonjësish të paregjistruar në tatime. Në vitin 2023, ky institucion zbuloi në kontrollet e kryera një rritje me 9% të punësimeve në të zezë, në raport me kontrollet e kryera në vitin 2022.

Tirana, si qendra kryesore ekonomike e Shqipërisë, mbart numrin më të madh të punëmarrësve gjithsej, me 152 000 individë, nga të cilët 643 punëmarrës janë informale. Ndërkohë, në Vlorë e Gjirokastër informaliteti është në nivelin 1.2%, dhe më tej gjetjet flasin për informalitet më të lartë në Korçë e Shkodër.

Por, cilët janë sektorët që mbajnë më shumë të punësuar jashtë kornizës ligjore?

Shifrat tregojnë se në ndërtim dhe tregti shkalla e informalitetit është më e lartë. Konkretisht 3.1% dhe 2.2% e punëmarrësve gjithsej në këto sektorë janë informale.

Nga ana tjetër, ndërmarrjet prodhuese, që kanë numrin më të lartë të të punësuarve me 80,928 individë, tregojnë një shkallë relativisht të ulët të informalitetit prej 0.4%. Ky është një tregues i përpjekjeve të suksesshme për formalizim në këtë sektor.

Në të kundërt, sektori i transportit dhe telekomunikacionit paraqitet si shembulli më pozitiv, me punëmarrës që janë të pajisur me kontrata individuale, janë mbi 18 vjeç, dhe të siguruar, duke zbatuar kështu Kodin e Punës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dokumentet sekrete për traktet që u hodhën në Korçë në ’68-ën

“Shqipëria është Europë dhe s’duhet të jetojmë si kafshë”

Përgjigjet profesori i naftës që shpoi të njëjtin vend para ’90

Intervistë/ A do na bëj të pasur Shpiragu?


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!