Google ka konfirmuar se hakerët e mbështetur nga Irani kanë shënjestruar fushatat e rivalëve presidencialë amerikanë Kamala Harris dhe Donald Trump. Një grup hakerash i njohur si “APT42” i lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka sulmuar individë dhe organizata të profilit të lartë në Izrael dhe Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë zyrtarë qeveritarë dhe fushata politike, sipas një raporti kërcënimi të publikuar nga Google të martën. Fushata e kandidates demokrate për president Kamala Harris tha të martën se ishte shënjestruar nga hakerat e huaj, disa ditë pasi fushata e rivalit Donald Trump sugjeroi se ishte hakuar nga Irani. “Në korrik, FBI njoftoi ekipet ligjore dhe të sigurisë të fushatës se ne ishim objektiv i një operacioni të ndikimit të huaj,” i tha AFP një zyrtar i fushatës Harris. “Ne kemi masa të forta të sigurisë kibernetike dhe nuk jemi të vetëdijshëm për ndonjë ndërhyrje si rezultat i këtyre përpjekjeve.” Njësia e analizës së kërcënimeve të Google vazhdon të regjistrojë përpjekje të pasuksesshme nga APT42 për të komprometuar llogaritë personale të individëve të lidhur me Presidentin Joe Biden, Zëvendës Presidentin Harris dhe Trump, sipas raportit. Grupi i hakerave punon duke mbledhur informacione rreth objektivave dhe duke përshtatur përpjekjet “phishing” për të mashtruar viktimat në zbulimin e informacionit të hyrjes. Google u bëri thirrje individëve me rrezik të lartë të lidhur me zgjedhjet, që të qëndrojnë vigjilentë dhe të përfitojnë nga mbrojtja e zgjeruar e ofruar nga kompania e internetit. Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi Iranin të hënën për pasojat e ndërhyrjes në zgjedhje.
Teherani po kërkon të ndërhyjë në zgjedhje
SHBA po përballet me një kërcënim serioz, nuk ndalen sulmet iraniane
16.08.2024 - 08:40
Deklarata e presidentit iranian
Gjeneral * Piro AHMETAJ
Edhe pse në ditët e tij të fundit në pushtet