MENU
klinika

Këshilla nga mjekë dermatologë

Çfarë grimi të përdorni nëse keni ekzemë?

09.10.2024 - 08:50

Ekzema është një problematikë që shpesh dëgjojmë nga të rinjtë se e përjetojnë në periudha të caktuara. Por, akoma më e vështirë bëhet kur preket lëkura e fytyrës tek vajzat dhe gratë që përditshmërinë e kanë të lidhur edhe me grimin.

Në këtë artikull do ju tregojmë se si duhet të veproni në rastet kur fytyra juaj ka ekzemë, çfarë duhet të bëni me grimin dhe produktet që duhet të përdorni. Këto janë sugjerime nga mjekë dermatologë dhe specialistë të fushës të cilët nuk duan t’ju lënë të gaboni.

Në varësi të ekzemës do duhet të mbani një rutinë minimale grimi, ose më mirë akoma duhet të bëni pushim nga make-up-i në momentin që ajo shpërthen. Kjo pasi përbërësit si konservues, aromat, ngjyrat, mund ta irritojnë më shumë lëkurën, këshillon dermatologu Dr. Rakesh Anand. Ai thotë se një test alergjie në këto raste do të ishte idealja për të kuptuar se çfarë duhet të përdorni dhe çfarë jo, në mënyrë që të shpëtoni sa më shpejt prej ekzemës.

Zgjidhni përbërësit hipoalergjikë, pa aromë dhe pa alkool. Përbërësit hidratues si acidi hialuronik ose qetësues mund të jenë gjithashtu të dobishëm.
Përveç kësaj, mendoni se si ta pastroni fytyrën pa e përkeqësuar. Ndoshta mendoni se zgjidhja ujë dhe sapun në rastet më të thjeshta është ajo më e mira, por gaboheni. Varet se cila është përmbajtja e sapunit. Një vaj pastrues i butë do të ishte më i përshtatshëm.

“Unë rekomandoj gjithashtu jastëkë bambu pambuku. Ata janë të butë dhe të qëndrueshëm” shton Dr. Anand.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekzema një sëmundje që nuk shërohet...

Ja si të minimizoni irritimin e lëkurës