Prokuroria e Tiranës ka relatuar konkluzionet përfundimtare për skandalin “Tire” gjatë kohës së Covid19. Organi i akuzës ka kërkuar dënimin e Tire Alldervishit me 7 vite burgim për veprën penale, të “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe që ka sjelle pasoja të rënda.
Nga 6 vite burg prokurori Beldar Valikaj ka kërkuar për infermieret Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj, ato akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda dhe shpërdorim detyre. Prokuroria kërkoi 6 vite burg edhe për sanitaren tjetër Rukije Hoxhaj.
Skandali “Tire” u publikua për herë të parë në një emision investigatie dhe nëpërmjet video-përgjimeve u zbulua se ajo duke u prezantuar si infermiere familjareve te pacientëve që ishin të shtruar ne spitalin Shefqet Ndroqi, duke u marrë para në kërkim të shërbimit. Po ashtu Tire u filmua nga një vajzë të cilës arriti t’i zhvaste rreth 8 milionë lekë, duke i premtuar se do kujdesej për nënë e saj që ishte me Covid-19. Por pacientja ndërroi jetë. Procesi gjyqësorë është zhvilluar me gjykim të zakonshëm prandaj ka zgjatur në kohë.