MENU
klinika

Parlamenti në ‘shtetrrethim’

Mosbindja civile/ Masat që ka marrë Garda e Republikës

17.10.2024 - 09:04

Grada e Republikës ka marrë masa në Kuvend pas paralajmërimit të opozitës për mosbindje civile gjatë seancës së sotme parlamentare. Siç shihet në foto, Garda e Republikës ka vendosur gardh metalik në hyrje të Kuvendit.

Gjithashtu para Parlamentit qëndrojnë edhe disa gardistë. Kujtojmë që opozita ka paralajmëruar se aksioni i tyre do të vazhdojë deri, sipas tyre, në krijimin e qeverisë teknike. Deputetët e PD nisën aksionin opozitar pas burgosjes së Ervin Salianjit. Ata protestuan brenda dhe jashtë sallës, duke i vendosur flakën karrigeve të tyre.

Deputetët e përjashtuar:

Pas një mbledhje të gjatë më 2 Tetor, Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin që të përjashtojë me 60 ditë nga punimet e Kuvendit tre deputetët e PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati. Ndëshkimi erdhi pas tensioneve dhe kaosit në Paralment, ku u dogjën jashtë Kuvendit edhe karriget. Ndërkohë deputeti tjetër, Edi Paloka u ndëshkua me 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, ndërsa të tjerët me 40 ditë.

Deputetet qe u perjashtuan me 40 dite jane:

Luan Baçi,Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Saimir Korreshi, Lefter Geshnjte, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Ludovik Hasani, Ramadan Lika, Asllani Dogjani, Qani Xhafa, Kasem Mahmutaj dhe Edmond Spaho.

Kujtojmë që Kuvendi ka deklaruar se deputetët e opozitës do të paguajnë dëmet e shkaktuara në sallë, nga paga e tyre e cila do t’i mbahet automatikisht nëse nuk e japin vullnetarisht. Në faturë do të përfshihen edhe dëmet në pajisje elektronike, mikrofonë, foltore dhe ekrane.