MENU
klinika

Nuk e lejojnë të flasë

Kreu i KLSH-së raportim në kuvend deputetët e PD- së bllokojnë foltoren

17.10.2024 - 10:59

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, i cili ka shkuar në Kuvend për të raportuar për veprimtarinë vjetore nuk është lejuar të flasë në foltore nga deputetë e opozitës.

“Mos prekni mjetet, mos i nxirrni nga funksionet, punonjësit e Gardës të garantojnë”, tha kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Pasi deputetët nuk e lejuan që të raportojnë raportin e KLSH-së në Kuvend, Arben Shehu u largua nga salla.

“Ju nuk keni asnjë interes të dëgjoni raportin e KLSH. Atëherë, lexohet projektrezoluta nga Komisioni përgjegjës, ai për Ekonominë dhe Financat. Fjalën e ka Enslemvera Zake, nga vendi.

Duke ju kërkuar ndjesë në emër edhe të deputetëve të opozitës, jeni i lirë të largoheni”, shtoi kryetarja e Kuvendit.