17.10.2024 - 11:18
Agron Shehaj në fjalën e tij për mediat pasi u largua nga seanca plenare ku nuk u mbajt interpelanca e thirrur me ministren e Kulturës dhe Turizmit Mirela Kumbaro, u shpreh se mosbindja civile nuk mjafton më.
“Parlamenti është i vetmi vend ku mund të shprehemi, Unë mendoj që duhet një mënyrë tjetër, nuk mjafton mosbindja civile. Opozita është me shpatulla pas murit. Një përfaqësues i opozitës është në burgse tha një të vërtetë. Frika është elementi i ri i shtuar nga mazhoranca dhe Rama”, tha ai.