Kryeministri Edi Rama, nga selia e PS-së, është shprehur se duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme, gjenerata e udhëheqjes së PS-së duhet të fillojë t’i bëjë vend gjeneratës së re.
Këtë deklaratë, kreu i qeverisë e bëri në kuadër të nismës “DEPUTETI QË DUAM”.
“Unë jam mirënjohës për ju, që së pari duartrokisni në derën e PS. Ju e dini më mirë se unë, që ju nuk keni aplikuar me ndihmën e dikujt, apo se keni një të njohur, por duke besuar që ‘hajde ta provojmë’.
“Uroj që ata që do të dorëzohen të mos jenë më shumë se ata që nuk do të dorëzohen. E di që do ketë nga ata që në një moment të duhur do të avullojnë, është normale.
Por unë ju siguroj se ne e kemi shumë seriozisht këtë proces, sepse ka ardhur ky moment në këtë histori të pas rënies së diktaturës, kur një gjeneratë e dytë që, me këtë kam parasysh gjeneratën e atyre që sot janë në nivelin udhëheqës të PS, duhet të fillojë tu bëjë vend një gjenerate të tretë, e cila përgjithësisht është gjenerata juaj, dhe pse ne nuk kemi vënë kufij moshe”, tha Meta.