MENU
klinika

“Berisha prej kohësh i izoluar, ish-presidenti tërhiqet zvarrë…”

Deputeti i PD në sensibilizimin para PE: Kemi nevojë për miqtë ndërkombëtarë

23.10.2024 - 12:12

Deputetë të PD kanë protestuar sot para Parlamentit Evropian në Strasburg, për të sensibilizuar siç tha deputeti i PD, Tritan Shehu se çfarë po ndodh në Shqipëri.

Shehu u shpreh se demokracia në Shqipëri është deformuar rëndë, ndërsa drejtësia është keqpërdorur duke kulmuar me izolimin e Sali Berishës.

Për të dalë nga kjo situatë ku ndodhet Shqipëria, Shehu u shpreh se duhet edhe mbështetja reale e ndërkombëtarëve.

“Ne jemi këtu për të sensibilizuar PE për atë që po ndodh në Shqipëri. Shqipëria ka nevojë edhe për mbështetjen reale të partnerëve ndërkombëtare për të dalë nga ky qefull. Prandaj jemi këtu, për të sensibilizuar këta miq, për rrugën që Shqipëria ka marrë.

Berisha ka kohë që është izoluar, ish presidenti tërhiqet zvarrë në rrugë, e paimagjinueshme. Deputetë të tjerë burgosen. Është momenti që ne të ngremë zërin,.

Kjo është betejë jo e lehtë. Në Shqipëri duhet të kërkohet lëvizje popullore mosbindje civile për të arritur që demokracia të rivendoset”, tha Tritan Shehu për News24.