MENU
klinika

Iu shpërdorua pasuria

Justin Bieber ngre padi ndaj menaxherëve

24.10.2024 - 15:00

Një prej figurave më të njohura të muzikës, Justin Bieber dyshohet se është gati të ngrejë padi ndaj ish-menaxherëve të tij. Por përse vallë?

Kjo pasi thuhet se ata janë fajtor për ashpërdorimin e pasurisë së Bieber.

Burimet i thanë TMZ se Justin ishte ‘shumë i mërzitur për disa vite’ me mënyrën se si pasuria e tij ishte shpërdoruar. Ai thuhet se besonte se kishte ‘humbur një ton para si rezultat i vendimeve të tmerrshme nga menaxherët e biznesit’.

TMZ nuk përmendi emrat e menaxherëve të biznesit dhe as nuk specifikoi se sa prej tyre dyshohet se ishin në vështrimin e padisë së mundshme të Bieber. Se si do të ashkojë rrjedha e ngjarjeve kjo mbetet për t’u parë.