MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta dallojmë psoriazën?

30.10.2024 - 16:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ta dallojmë psoriazën?

Mjeku: Psoriaza është një patologji autoimune e cila prek lëkurën. Zonat e prekura nga kjo sëmundje zakonisht janë të kuqe, me luspa dhe shfaqin ndjesinë e kruarjes dhe ndryshojnë nga njëra-tjetra nga përmasat dhe ashpërsia. Psoriaza mund të shfaqet kudo nëpër trup, në varësi të llojit.

Psoriaza pllakë
Është lloji më i zakonshëm i psoriazës, shfaqet me lezione të kuqe qpo të bardha në trup dhe lëkurë, sidomos në bërryl, gjunjë dhe në skalp. Simptomat e mundshme të psoriazes pllakë përfshijnë dhimbjen e lëkurës, kruajtjen dhe plasaritje. Ajo rrallëherë shërohet vetvetiu.

Psoriaza inverse
Ky lloj psoriaze prek lëkurën poshtë krahëve, rreth ijeve dhe të pasmeve, apo poshtë gjoksit. Lezionet mund të jenë të lagështa në vend që të jenë si kore.

Psoriaza pustulare
Ky lloj karakterizohet nga pustule të vogla të përhapura në të gjithë trupin.

Psoriaza guttate
Ky lloj shkakton pika të vogla të kuqe në lëkurë, dhe spikatet më shumë në trup se sa në fytyrë.

Kush mund të preket nga psoriaza?

Një studim i vitit 2017 i publikuar nga Revista Amerikane e Dermatologjisë Klinike që përfshinte më shumë se 5000 pacientë, zbuloi se psoriaza prek më shumë meshkujt se femrat. Por, gjenet janë faktori kryesor i rrezikut për zhvillimin e psoriazës.

Psoriaza ndodh kur sistemi imunitar shkakton që zona të caktuara të lëkurës të prodhojnë qeliza të reja më shpejt se zakonisht, që çon në trashje dhe acarim të lëkurës. Nuk është akoma e qartë se çfarë e shkakton këtë, por shkencëtarët besojnë se shumica e personave me psoriazë trashëgojnë një ose më shumë gjene të caktuara që mund të ndikojnë në sistemin imunitar në një mënyrë që i bën ata më prekshëm nga psoriaza.

Por vetëm gjenet nuk janë të mjaftueshme. Psoriaza shfaqet shpesh kur faktorë të caktuar fillojnë procesin e psoriazës. Më i zakonshmi është stresi. Stresi mendor shkakton që trupi të lirojë kimikate që rrisin përgjigjen inflamatore.

Faktorë të tjerë risku mund të jenë shtimi në peshë, ilaçe të caktuara, dëmtime të lëkurës, infeksione respiratore etj.

Edhe pasi largohet, psoriaza mund të shfaqet përsëri edhe pas disa muajsh ose madje edhe vitesh.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN