MENU
klinika

Zgjedhjet parlamentare 2025

Celibashi takon përfaqësuesit e pakicave kombëtare në Shqipëri

23.11.2024 - 20:00

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KQZ), është zhvilluar të shtunën një takim me përfaqësuesit e pakicave kombëtare, me qëllimin për të diskutuar përgatitjet e procesit zgjedhor 2025.

Lajmi është bërë i ditur nga kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Sipas një postimi në platformat sociale, Celibashi bën të ditur se në fokus të takimit ishte puna e bërë deri më tani në lidhje me informimin e pakicave kombëtare në gjuhën e tyre, për procesin zgjedhor dhe çfarë duhet bërë më tej, me qëllim përmirësimin e informimit dhe edukimit të pakicave kombëtare për zgjedhjet e ardhshme.

“Vura theksin tek e drejta e gjithkujt për të marrë informacion zgjedhor në prag të zgjedhjeve dhe mbi të gjitha nëpërmjet të gjitha mjeteve të informimit”, informon Celibashi.

Në këtë takim Celibashi ka shprehur gatishmërinë e plotë të KQZ-së për të bërë çfarë është më e mira për çështjet që secila pakicë kombëtare ka interes.

“Në këtë takim me pakicat kombëtare theksova se materialet zgjedhore do të jenë të përkthyera në gjuhët amtare, për 9 pakicat kombëtare që me ligj njihen në Shqipëri”, shkruan Celibashi.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin