MENU
klinika

Pranimi i Shqipërisë në sistemin SEPA

Guvernatori Sejko: Vitin e parë qytetarët do të kursejnë 20 milionë euro

23.11.2024 - 20:22

Shqipëria është bërë vendi i parë në rajon që është pranuar në sistem e pagesave (SEPA), që ka qenë një një parakusht për anëtarësimin në BE.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një intervistë për Top Channel, është shprehur se pranimi në këtë sistem do të sjellë kursim për ekonominë shqiptare mund të jetë të paktën 20 milionë euro në vitin e parë.

“Pranimi në sistemin SEPA do të bëj një kursim të metejshëm të kostove të transfertave të qytetarëve dhe bizneseve shqiptare. Do të jetë 5 herë më e ulët nga aktualja dhe koha e transfertës do të jetë brenda ditës . Pra Shqipëria me pranimin në SEPA do të ketë të njëjtën kohë procesimi të pagesave njëlloj si të gjithë vendet anëtare të BE-së pra do të kryhen brenda ditës, ndërkohë që komisionet do të jenë minimale për qytetarët dhe bizneset”, tha Sejko

“Vitin e parë pritet që qytetarët e parë të kursejnë 20 mln euro . Kjo është në varësi të kohës së përfshirjes së gjithë bankave në sistemin SEPA dhe kursimi pastaj për më tej do të jetë në mënyrë progresive në rritje disa miliona euro për qytetarët dhe bizneset shqiptare. Përtej kursimit dhe avantazhit që do të ketë ekonomia ne na ndihmon shumë si institucione ligjzbatuese për të luftuar informalitetin evazionin si dhe për të rritur transkasionet bankare”, shtoi ai.

Kujtojmë se Shqipëria u bë vendi i parë në rajon që dërgoi aplikimin formal, aplikim i cili përmbyll me sukses me vendimin e Këshillit Evropian të Pagesave për të pranuar Shqipërinë në zonën SEPA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN