MENU
klinika

“Ndërtimi, drejt fazave finale”

Rama inspekton punimet në aeroportin e Vlorës

28.11.2024 - 16:40

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar kantierin e aeroportit të Vlorës, ku shprehet se po ecet me ritëm drejt fazave finale të ndërtimit, për pistën 3.2 km, kullën e kontrollit, terminalin 25 mijë metër katror, si edhe të gjithë pjesët e infrastrukturës aeroportuale, ku do të operojnë zjarrfikësit, policia, doganat e me radhë.

Rama thotë se “në muajin prill do të mbyllet faza e publikimit të aeroportit, nën mbikëqyrjen e operatorit të aeroportit i cili është Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut, ndërkohë që qysh tani shumë nga agjencitë turistike lokale e ndërkombëtare kanë filluar të prenotojnë fluturimet e tyre në Vlorë, ku do të ndizet së shpejti një tjetër motor i ri i ekonomisë”.

Gjithashtu kreu i qeverisë bëri me dije se së shpejti nis edhe rekrutimi i punonjësve, ndërsa shtoi se Aviacioni Civil po punon për hapjen e një akademie për profesionistë në këtë fushë, në bashkëpunim me ICAO.

“Duhet punë natë e ditë që të arrijmë që sezoni të përfshihet në aktivitetin e aeroportit dhe aktivitetin e përgjithshëm ekonomik të vendit. pastaj shumë gjëra të tjera pozitive do të vijnë por është shumë e rëndësishme që të punohet ditë nate dhe natë e ditë”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aeroporti i Vlorës/ Rama: Tani marr frymë i lehtësuar!

“I lumtur që do të ndërtohet nga kompania e Behgjet Pacollit”


Festime nën masa të rrepta sigurie

Si po kremtohet 28 Nëntori në Vlorë

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”