MENU
klinika

Më të paguarit, sektori financiar dhe…

Sa kushton një orë pune në Shqipëri?

29.11.2024 - 20:00

INSTAT ka publikuar anketën e strukturës së të ardhurave nga puna. Qëllimi i kësaj ankete është matja e të ardhurave reale dhe nivelit të pagesës për një orë pune në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Vrojtimi i referohet të dhënave të mbledhura në vitin 2022, kohë kur niveli mesatar i pagës mujore bruto ishte 70.806, çka përkthehet në 406 lekë pagë bruto për një orë pune.

Sipas aktiviteteve ekonomike të ardhurat më të larta rezultojnë në sektorin financiar dhe të sigurimit me rreth 938 lekë për orë pune, ndërkohë që sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor rezulton me nivelin më të ulet të pagesës për orë pune, me rreth 264 lekë.

Anketa gjithashtu ndalet tek të ardhurat që gjenerohen nga puna sipas madhësisë së ndërmarrjes.

Rezulton se ndërmarrjet e mëdha në vend me 500 deri 999 të punësuar arrijnë të sigurojnë të ardhura më të larta për punëtorët e tyre me rreth 518 lekë për orë pune.

Ndërsa ndërmarrjet me 10 deri në 49 të punësuar, te cilat angazhojnë në total 424.576 individë, rreth gjysmën e të punësuarve në vend, arrijnë të paguajnë 324 lekë për orë, për punonjësit e tyre.

Me gjithë një rritje në vitet e fundit, vlen të thuhet se pagesa e një orë pune vijon të mbetet ende larg nivelit të pagës së një ore pune në vendet e BE-së, që variojnë midis 912 leke në Bullgari dhe 5290 leke për një ore pune në Luksemburg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sektori që shënoi rritje gjatë pandemisë

“Mungon krahu i punës, pagat mbi 1 mijë euro!”

Rama: Po përgatitemi të hapim një dritare për emigrantët

“Çmenduri të rrish në Greqi! Në Shqipëri paga është super”