E premtja e 29 nëntorit ka qenë një festë në Barcelonë. Klubi katalanas ka festuar 125-vjetorin e themelimit në një ceremoni të veçantë të mbajtur në “Gran Teatre del Liceu”, ku kanë marrë pjesë mbi 2 mijë persona të ftuar.
Hans Gamper nuk mund ta imagjinonte më 22 tetor 1899, kur vendosi një reklamë në gazetë për të bashkuar vendasit dhe të huajt me objektivin e vendosur për të krijuar një ekip futbolli, që nisma e tij do të vazhdonte edhe sot e kësaj dite dhe me sukses të jashtëzakonshëm. Katalanasit kanë festuar përvjetorin në një moment delikat në historinë e klubit për shkak të probleme financiare me të cilat janë përballur në vitet e fundit.
Në planin sportive, ata kanë bërë një përparim të qëndrueshëm në Champions League dhe, pavarësisht dy pengesave të fundit në La Liga, ata janë në krye dhe një kandidat i qartë për titull. Në radhët e tyre, talenti i madh i Akademisë (La Masia), me Lamin Jamal si eksponentin më të madh, bën rrugën e tij përkrah veteranëve si Levandovski apo Ter Shtegen.
MOMENTE TË PASHLYESHME – Këto 125 vite histori kanë lënë shumë kapituj që janë tashmë të pashlyeshëm në kujtesën e tifozëve të Barcelonës dhe botës së futbollit. Lojtarë si Kubala, Krojf, Ronaldinjo, Ronaldo, Mesi … kanë shënuar një epokë në këtë sport. Përveç kësaj, yjet vendas si Ksavi, Iniesta, Pujol, Viktor Valdes e të tjerë, eksportuan “AND”-në blaugrana në të gjithë botën. Por Barcelona ka lënë gjurmë në histori jo vetëm nga ata 11 lojtarë në fushë. Trajnerët si Guardiola, apo Johan Krojf, i cili ndryshoi mënyrën e të kuptuarit të futbollit, janë pjesë e së kaluarës së lavdishme të klubit të Barçës.
STADIUMI – I vetmi gjemb në festimin e 125-vjetorit është “mungesa” e justifikuar e stadiumit “Spotify Camp Nou” që po rimodelohet tërësisht pikërisht për të përkujtuar 125 vjet histori të klubit. Që kur topi filloi të rrotullohej në Velodromin e Bonanovës e deri më tani, për momentin, në stadiumin “Olimpik Montjuiç”, katalanasit kanë luajtur në tetë fusha/ stadiume të ndryshme, por, pa dyshim, shtëpia e tyre me shkronja të mëdha është “Camp Nou”.
66 TROFE MADHORË – Katalanasit kanë mbushur 125 vjet ekzistencë me 66 tituj në vitrinat e tyre. Kanë qenë 27 tituj në La Liga, 5 Liga të Kampionëve, 3 Kupa të Botës për Klube dhe 31 Kupa të Mbretit. Këtyre sukseseve ekipore duhet t’u shtojmë edhe shumë të tjerë në nivel individual si “Topi i Artë” i Leo Mesit, “Pichichis” (golashënuesi më i mirë në Liga), “Zamoras” (portieri më i mirë në La Liga), “Golden Boy” të Gavit, Pedrit apo Lamin Jamal, trofeu “Pushkash”…
FESTA – Në mbrëmjen festive të Barcelonës kanë marrë pjesë figura të panumërta, të së tashmes dhe të shkuarës së Barçës. Mes tyre ka qenë Ronald Kuman, njeriu që e bëri të madhe Barcelonën edhe në Europë, duke i dhënë Champions-in e parë. Të gjithë presidentët e gjallë të Barcelonë s’kanë qenë gjithashtu, duke nisur nga aktuali Joan Laporta, më pas Joan Gaspart (2000- 2003), Enrik Rejna (2003), Sandro Rosell (2010-2014) dhe Josep Maria Bartoneu (2014-2020). Hera e parë që ata mblidhen së bashku që pas darkës së një viti më parë në hotel “Majestic” në emergjencë për zhvillimet në çështjen “Negreira”. Në mbrëmjen festive është përzgjedhur dhe kënga-himn që do të shoqërojë të gjithë vitin që përkon me festimet e 125-vjetorit të klubit.