Trajneri Silvinjo ka folur pas shortit për kualifikueset e Botërorit 2026 ku Shqipëria do të përballet me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Grupi- “E prisja. Grup i fortë si gjithë të tjerët. Sa herë i shikon Holandën, Gjermaninë, Italinë, janë të forta. Ishim në vazon e tretë, prisnim diçka të fortë nga e para dhe e dyta. Është një kompeticion shumë i shpejtë. Për ne çdo garë do të jetë finale si gjithmonë. Kemi një ëndërr për të shkuar përpara. Dhe duhet të gabojmë sa më pak sepse ashtu ke mundësi për të shkuara përpara”.
Serbia- “E dimë, është historia pas saj, por jemi këtu për të luajtur futboll. Jemi profesionistë. Historia është pas dhe e rëndësishme. Jemi këtu për të luajtur”.
Pikët e plota ndaj Andorrës dhe Letonisë- “Hap pas hapi”.
Do dëshironit grup si H? “Nuk mund të zgjedhësh, futbolli luhet. Kemi bërë kualifikimet e Europianit si Çekia dhe Polonia dhe kemi dalë në vendin e parë. Mund të ndodhë gjithçka, duhet ta shikojmë ndeshje pas ndeshje. Kemi dy transferta të vështira. Është një finale për ne, nëse duam të shkojmë në Botëror duhet të provojmë çdo gjë. Duhet të sjellim energji, të bëjmë gjëra të mira. Avash avash në çdo garë.
Besimi- “Besoj”, u shpreh Silvinjo për “Klan News”.