MENU
klinika

PS propozon shtyrje afati deri në vitin 2026

Tjetër ‘shans’ bizneseve që duan statusin e ‘investitorit strategjik’!

13.12.2024 - 21:27

Më pak se tre javë përpara përfundimit të afatit, 31 dhjetori 2024, qeveria kërkon t’i japë edhe një shans tjetër bizneseve që duan të marrin statusin e ‘investitorit strategjik’. Një nismë e deputetes së PS-së Pranvera Resulaj e depozituar në parlament synon që afati për ligjin e investimeve strategjike të shtyhet për më 31 dhjetor 2026.

Kjo është nisma e dytë ligjore brenda këtij viti për zgjatjen e afatit të këtij ligji që është miratuar për herë të parë në vitin 2015, pasi në janar të këtij viti ishte deputeti Eduard Shalsi që kërkoi afat deri në 2027-ën, por vetë socialistët e zbritën për në fund të këtij viti.

Një tjetër propozim i deputetes Resulaj është edhe dhënia e statusit investitor strategjik edhe atyre bizneseve që propozojë projekte investimi në sektorë që nuk janë caktuar si strategjikë në ligj.

“Statusin “Investim/investitor strategjik, procedure e asistuar” e përfitojnë gjithashtu investitorët/projektet investuese, për të cilat, pavarësisht se nuk janë parashikuar te realizohen ne një nga sektorët e përcaktuar ne piken 1, te këtij neni, parashikohet qe vlerën totale te kapitalit investues te projektit ta kenë te barabarte ose më e madhe se 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) euro dhe pasi te kenë marre miratimin paraprak te ministrisë së linjës”, thuhet në relacionin e projektligjit.

Sektorë strategjik sipas ligjit janë ai energjetik e minerar, transport, infrastrukturë e komunikimeve elektronike, mbetjet urbane, turizëm bujqësi Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik dhe zona me përparësi zhvillimi. Por me propozimin e deputetes, investime strategjike mund të shtrihen edhe në sektorë të tjerë, me kusht që vlera e investimit të jetë 50 milionë euro ose më shumë.

Një tjetër propozim i përfshirë në projektligj synon që Komiteti i Investimeve Strategjike, i cili aktualisht drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ka në përbërje disa ministra, të marrë më shumë kompetenca.

Në nenin 9 të projektligjit thuhet se duhet të jetë Komiteti që do të vendos për dhënien në përdorim për investitorët strategjikë të brigjeve të deteve, lumenjve dhe liqeneve për stacione plazhi. këtë të drejtë deri më tani e ka pasur Këshilli i Investimeve.

Përmes këtij projektligji thuhet në relacion synohet tërheqja e investimeve strategjike, lehtësimi i procedurave për investitorë vendas e të huaj apo mundësi aplikimi në të gjithë sektorët e ekonomisë vendase pa kufizime sektoriale.

“Duke qene se interesi i subjekteve është ende shume i lartë për këtë paketë ligjore, fluksi dhe stoku i investimeve të huaja në vend janë në shifrat më të larta krahasuar me 10-vjeçarin e fundit dhe me qellim shmangien e krijimit të këtij boshllëku ligjor si dhe te pasojave qe mund te krijohen prej tij, është menduar zgjatja e afatit të paraqitjes së kërkesave deri me datën 31 dhjetor 2026”, thuhet në relacion.

Që kur ka hyrë në fuqi ligji e deri më tani janë trajtuar 108 projekte investimi, prej te cilave: 48 kane përfituar status strategjik, 30 projekte janë refuzuar dhe 31 projekte janë në fazë vlerësimi. Industria e turizmit është sektori i preferuar ku është përqendruar edhe numri më i madh i këtyre projekteve.

Të gjithë investitorët strategjikë trajtohen në mënyrë të diferencuar nga bizneset e tjera, pasi përfitojnë lehtësi në taksa, procedura administrative të shpejta apo programe mbështetëse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shteti i fal investitorit mbi 800 mijë metra katrorë

Qeveria mban sekret marrëveshjen për portin


“Afati i fundit më 20 dhjetor”

Kriteret/ Si të aplikoni për shezlone në plazh

Delina Ibrahimaj tregon kriteret dhe procedurat

Skema e re e Granteve 2025 për startup-et! Kush mund të aplikojë

Transport falas për pensionistët në Tiranë

Si do të bëhet regjistrimi për abonetë e përmuajshme!

Modeli i biznesit ‘po kriset‘

The Economist: Rrëzimi i mitit gjerman!

Kompania 'Gener 2' njofton aplikimin e tarifës

Autostrada Kashar-Thumanë bëhet me pagesë!