MENU
klinika

Dy legjendat e futbollit

Pele i dërgon mesazh Maradonës

15.01.2019 - 12:08

Një solidaritet që futbolli ka nevojë në raste të tilla. Legjenda e Argjentinës dhe e futbollit botëror, Diego Maradona, është operuar mbrëmjen e së shtunës për shkak të gjakderdhjes në stomakun e tij.

Menjëherë pasi Maradona u lejua të largohet nga spitali, legjenda tjetër Pele i dërgoi një mesazh mbështetës. Këta dy legjenda të futbollit kanë një rivalitet mes tyre në distancë që është i ngjashëm me rivalitetin mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Mirëpo, ata i urojnë njëri-tjetrit të gjitha të mirat kur është në fjalë shëndeti. “Hej Diego. Nuk më pëlqen kurrë të dëgjoj se një anëtar i klubi #10 nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Shpresoj të ndihesh më mirë sa më shpejt që të jetë e mundur, shoku im”, – ka shkruar Pele në llogarinë e tij në Twitter.

Pele Maradona
Pele Maradona

Së fundi, Maradona ka arritur marrëveshje me Dorados për ta zgjatur edhe për një vit kontratën për të mbetur në pozitën e trajnerit të këtij klubi meksikan.

Pele e kishte shfaqur mbështetjen e tij për Maradonën edhe më parë, kur e kishte kritikuar yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messin.

“Si mund ta krahasoni një njeri që luajti mirë me kokë, gjuante me këmbën e majtë, me këmbën e djathtë me dikë që luan vetëm me një këmbë, e ka vetën një aftësi dhe nuk gjuan mirë me kokë

Si mund ta bëni këtë krahasim? Për t’u krahasuar me Pelen, duhet të jetë dikush që gjuan mirë me këmbën e majtë, me këmbën e djathtë dhe me kokë. Maradona ishte një ndër lojtarët më të mirë. Nëse më pyetni se a ishte më i mirë se Messi, përgjigja ime është që po, ishte shumë më i mirë se Messi”, – ka thënë Pele, i cili i ka shënuar më shumë se 1 mijë gola në karrierën e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Legjenda e futbollit botëror

Maradona shtrohet me urgjencë në spital