MENU
klinika

Ndërtimi i kampusit në Qytetin Studenti

Rama: Vëllai i Nishanit shndërroi mensën në lloto!

19.01.2019 - 13:00

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë vizitës në Qytetin Studenti, foli për ndryshimet që po prekin këtë zonë, veçanërisht ndërtimin e kampusit universitar.
Rama akuzoi ish-presidentin Nishani se kur ishte në detyrë, vëllai i tij, pasi mori në pronësi mensën e Qytetit Studenti, e ktheu atë në lloto.
Kreu i qeverisë theksoi se problemet për ndërtimin e godinave dhe të kampusit universitar i kanë sjellë ish-zyrtarët e Pd-së, sepse kur ishin në pushtet kaluan në pronësi godinat dhe ambientet e Qytetit Studenti.

Sipas kryeministrit, për ndërtimin e kampusit duhen larguar më parë ish-zyrtarët e PD-së janë bërë pronarë, pasi të jenë shpronësuar.

Sot këtu ne prezantojmë një punë të nisur në 2015. Por projekti ngeci për një shkak shumë konkret e domethënës sepse gjithë puna e parashikuar të bëhet për këtë territor, pasi rezultoi një tokë e xaxun nga politakën e partisë që lindi këtu në Qytet Studenti. Morën nga studentët energjinë e madhe për të transformuar Shqipërinë dhe ajo që bënë për Qytet Student, ishte thjesht t’i merrnin dhe pronat. Nga 1990 deri sot në Qyteti Studenti kanë ndodhur disa ndërhyrje mikroskopike por nuk është bërë asgjë për të përballuar ndryshimin e madh që ka shoqëruar procesin e transformimit me rritjen e numrit të studentëve.

Sikundër ka ndodhur dhe me universitetit, simbol i zaptimit marrja e mensës nga vëllai i Presidentit të Republikës dhe kthimi i mensës në lloto. Bibliotekat u kthyen në klube striptizi ose në lloto dhe u zaptuan godina për qëllime personale, u ndërtuan pa leje u ndërtuan dhe me leje. Ligjërisht nuk duheshin bërë legalizime se ky është territor universiteti. Kjo është një padrejtësi e jashtëzakonshme. E vetmja rrugë për hapjen e kampusit është shpronësimi. Nëse e shohim me sytë e asaj që duhet të jetë jemi shumë larg por nëse e shohim me sytë e asaj që ishte, dhe mënyrën si i qasemi këtij realiteti, sot është dita dje ishte nata”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN