30.01.2019 - 09:51
Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi bën me dije se 5 persona kanë humbur jetën si rezultat i gripit.
Mes viktimave është edhe një fëmijë dy vjeçar.
Në një deklaratë për mediat instituti bën me dije se një prej viktimave ishte e vaksinuar, ndërsa të tjerët nuk kanë qenë të vaksinuar kundër gripit sezonal.
“Pritet që epidemia të kulmojë javët e ardhshme, por pas saj numri i pacientëve gradualisht do vijë duke u zvogëluar.
Deri tani raportohet për 386 persona me simptoma të gripot të paraqitur në qendrat spitalore.
Pacientët kryesisht janë të moshës 20-64 vjeç, ndërsa numri i fëmijëve të sëmurë është në rritje”, bëhet me dije në deklaratë.