Gjykata e Durrësit ka lënë në bur 3 nga 4 të arrestuarit që u kapën dy ditë më parë me 5 kg heroinë.
Trupa gjykuese dhe masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtetasit me inicale B.D., A.T, dhe N.M. Ndërsa liroi nga qelia shtetasin A. R., duke vendosur ndaj tij detyrim paraqitje.
Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit “Vollga”, i cili u finalizua të martën (31 janar) në Tiranë.
“Pas ndjekjes dhe mbajtjes nën vëzhgim, kapën në flagrancë në Tiranë 3 shtetasit me rreth 5 kg të dyshuar heroinë, si dhe sasi monetare, 3 automjete e disa telefona”, informoi policia në komunikatën për median, teksa ijon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.