MENU
klinika

Shifrat

Sistemi bankar për 2018/ Sa miliardë lekë fitime u arritën?

08.02.2019 - 12:55

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, sistemi bankar shqiptare e ka mbyllur vitin 2018 me 18.4 miliardë lekë ose 148 milionë euro fitim neto.

Viti i kaluar rezultoi fitimprurës për sistemin bankar edhe pse me një rënie 17%.

Përfitueshmëria e sistemit:

-Nga 15.7% që ishte një vit më parë, këtë vit ka pësuar rënie me 13%.

Burimi kryesor i të dhënave:

-Nga interesi.

1. Të ardhurat nga interesi kanë qenë të qëndrueshme.
2. Të ardhurat nga interesi pësuan rënie me 1% krahasuar me 2017

Të ardhura neto nga burime të tjera?

-Për vitin 2018, bankat nuk realizuan dot të ardhura nga burime të tjera përveç interesit.
-Humbjet nga këmbimi valutor me mbi 12 miliardë lekë çuan që bankat ta mbyllin me një bilanc negativ vitin.

-Në zërin e të ardhurave dhe shpenzimeve të jashtëzakonshme, sistemi bankar humbi mbi 4 miliardë lekë.

-Për vitin 2018, bankat paguan më shumë tatim-fitim.
-Fitimi bruto ishte më i ulët.